Sociologu Tushi: Rrjetet sociale si pistoleta, ja pse jam kundër mbylljes së TikTok!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shantazhet në rrjete sociale janë bërë shkak për rritjen e krimeve. Avokati Alban Duraj  i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv u shpreh se duhet të rritet marzhi i dënimit për shantazhet në rrjete sociale, sidomos të atyre përmes fotove.

Kritik avokati u tregua dhe me institucionet si prokuroria dhe policia të cilat sipas tij nuk i marrin seriozisht rastet e shantazheve në rrjete sociale.

“Prokuroria e avashtë, kam disa raste që i jam drejtuar me disa kallëzime, nuk jemi thirrur as marrë në pyetje për kallëzimin tonë. Kam rast konkret kur policët në Tiranë, një rast që shkoi kallëzuesi dhe tha unë po shantazhohem me foto nga një person, dhe ata i thanë fike telefonin. Policia nuk është e gatshme dhe këto sjellin vrasje. Marzhi i dënimit duhet shtuar edhe më shumë.  Duhet rritur marzhi i dënimit, problematikën e shoh më shumë te organi i akuzës që është shumë i avashtë në mënyrës si i kryen hetimet. Kemi pasur dhe rastin e Durrësit, bëri kallëzim dhe nuk u interesuan fare. Prokuroria reagoi kur ajo vrau veten. Denoncimet janë në rritje por nuk kemi parandalime. Denoncimet janë të shumta, por rastet i kemi thuajse çdo javë”.

“Nuk kam parë ndonjë ndryshim ose specifikim për hedhjen e fotove ose për ndërhyrjen  e padrejtë në jetën private. Nëse përhapet një foto ose regjistrim tjetër pa pëlqimin e palës që është regjistruar kjo konsiderohet vetëm kundravajtje penale, me gjobë ose deri në dy vite, shumë pak duke pasur parasysh rritjen e krimeve. Duhet të jetë minimalisht një dënim prej pesë deri në 10 vitesh sepse bëhen për qëllime të poshtra për përfitim”.

Një analizë më të gjerë bëri sociologu Gëzim Tushi, i cili tha se dhuna në rrjete sociale është problem kulturor, ndërsa dha dhe arsyet se përse zgjidhja nuk është mbyllja e Tik Tok.

“Kur diskutojmë për efektet dhe kundërefektet e rrjeteve sociale  i mëshojmë anës teknologjike. Nuk mund të kthehemi pas për të ndalur atë që kemi arritur.  Si çdo arritje dhe kjo ka anëne  mirë t ëndruitur dhe të errët. Ne po përballemi me njëlloj përdorimi pervers të kësaj arritjeje të teknologjisë që po na sjell pasoja të mëdha. Kjo ka të bëjë me keqpërdorimin dhe shpërdorimin e kësaj arritjeje. Kur gjërat e filmuara përdoren për shantazh në shoqërinë shqiptare tani po i shtohet dhe dhuna digjitale. Jam i bindur se nuk i kemi vetëm ne si shqetësime.

Lexo edhe :  Pse ky antagonizëm ndaj rritjes së diagnozave me autizëm?

Po vriten vetëm gratë, e ka fajin shoqëria. Përveç formave të tjera të dhunës edhe dhuna e krimi kibernetik po u shtohet vajzave tona. Duhet ngritur alarmi për një sulm shtesë mbi gratë dhe vajzat tona që po vihen përballë një presioni maskilist të shëmtuar duke përdorur dhe një armë tjetër si rrjetet sociale. Rrjetet sociale janë si pistoleta, pistoleta nuk të vret vetë, e merr pistoletën dhe bën krim.  Unë jam kundër këtyre që thonë të mbyllen. Teknologjia. Fajin nuk e ka teknologjia por kultura e përdorimit të saj. Unë jam partizan i tezës dhe mjeteve kulturore, nuk kthehemi ne në mesjetë, nuk mund të heqim fishat. Në botën globale është e pafalshme të rrisësh internetin”.

Tre janë shtyllat ku duhet adresuar vëmendja sipas sociologut për të luftuar fenomenin.

“Si rezultat i shantazheve pjesa më e madhe e atyre që kanë bërë vetëvrasje nga shantazhet përgjithësisht janë femra. Jam dakord se niveli i policimit të këtij fenomeni të ri ka një prapambetje absolute të policimit të këtyre fenomeneve. Duhet riparë struktura. Së dyti ne e kishim parashikuar që shoqëria do bëhet liberale dhe individualiste. Skaji i individualitetin ishte pikërisht që njeriu do bënte këtë gjë, pra që mund të bënte dhe krime. Nuk e kisha menduar që individualizmi në shoqëri do mbërrinte deri këtu por mbërriti. Së treti. Kemi të bëjmë me transferim të ligjërimit publik. Nëse më parë e kemi marrë në mënyrë të administruar sot është bërë kapilar. Këto kanë bërë përmbysej në aspektin kulturor, shoqëror… Nuk mjafton të përzëmë gjarprin na kafshoi por duhet të shikojmë helmin që ka hyrë në trupin e shoqërisë sonë siç janë rrjetet sociale.”/E.T

Të fundit

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, pas...

Mero Baze: A duhet ta lavdëroj Këlliçin që po mbron Veliajn?

MERO BAZE - Belind Këlliçi pretendon se Erion Veliaj është arrestuar për arsye politike, pas protestave të tij para Bashkisë, dhe pas “detyrimit” të...

Lajme të tjera

Web TV