Lorik Cana rihap temën e nxehtë në mes të koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana ka rihapur një temë të nxehtë që prej kohësh prek shqiptarët.

Cana, i cili ndodhet në Romë ku qëndron edhe i karantinuar për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga koronavirusi  ka folur mbi atë që i shqetësuar më së shumti tifozët kuqezinj.

Në një intervistë për ‘Fan Zone’ në Supersport, Cana ka rihapur temën e nxehtë mbi kombëtaren shqiptare, ku sipas tij, duhet të jetë vetëm një e tillë edhe pse Kosova është shtet më vete.

Unë mendoj gjatë dhe shoh larg, ndaj them me bindje që nuk ka pse të kemi dy kombëtare, kur jemi një komb. Jo vetëm unë, por shumica e shqiptarëve mendojnë se duhet vetëm një kombëtare dhe ajo kuqezi e ka bërë më së miri detyrën për të përfaqësuar kombin shqiptar”, ka deklaruar Cana.

Një temë e nxehtë kjo për tifozët kuqezinj të cilët në këtë kohë po shohin se si do të ndikojë koronavirusi në mbarëvajtjen e futbollit shqiptar por edhe vetë kombëtares.

Aq më tepër kur FSHF dhe qeveria kanë hyrë në një kurs përplasjeje me njëra-tjetrën për ndihmën që duhet të marrë futbolli shqiptar në këtë kohë të vështirë.

Të fundit

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Lajme të tjera

Web TV