Mungesë mjekësh në zonat rurale, numri i infermierëve u pakësua në 2022 me 23%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i mjekeve dhe infermiereve në vend ka ardhur ne rënie gjate viteve te fundit. Sipas një raporti te institucioneve shtetëroremungesat më të mëdha për mjeke dhe infermiere janë kryesisht ne zonat ruale.

Numri i bluzave të bardha që shërbejnë në zonat rurale ka ardhur në rënie. Sipas një raporti ti mbulimit shëndetësor për vitet 2019-2022 të vendimit për profilin e zgjeruar kombëtar të emigracionit për vitet 2019-2022 rezulton se në shërbimin parësor rënia më e lartë është te mjekët e familjes.

Nga të dhënat e mbulimit shëndetësor, në këto katër vjet në shërbimin parësor vërehet rënie e numrit të mjekëve të familjes. Rënia më e theksuar është në grupimin e mjekëve të zonave rurale, edhe për shkak të prirjes së njëjtë që shfaq edhe popullata e mjekëve për të lëvizur drejt zonave urbane.

Numri i mjekëve për 2022 ishte 637. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre ra 4. Ndërsa numri i infermierëve për 2022 u pakësua 23%. Shkaku kryesorë është migrimi i brendshëm, i popullsisë kryesisht prej zonave rurale drejt zonave urbane.

Mungesa e mjekëve në zonat rurale ishte dhe një ndër arsyet që qeveria propozoi ligjin për studentët e mjekësisë, të cilët duhet të qëndronin 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Studentët e çuan këtë ligj në gjykatën kushtetuese, e cila doli në konkluzionin se e afati 5-vjeçar për të punuar me detyrim është i rëndë dhe jo proporcional. Pikërisht këtë pikë Kuvendi duhet ta ndryshojë në ligjin për studentët e Mjekësisë./   S.M

Të fundit

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Lajme të tjera

Web TV