BSH: Forcimi i lekut “faktor kyç” në uljen e inflacionit edhe për këtë vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcimi i lekut përballë valutave e kryesisht ndaj euros dhe dollarit pritet të ketë rol të rëndësishëm në reduktimin e inflacionit edhe për këtë vit, i cili pritet të zbresë në 3% brenda 2024-ës.

Banka e Shqipërisë gjykon se kursi aktual i këmbimit ku euro po këmbehet afër 104 lekë dhe dollari pranë 96 lekë do të vazhdojë në këto nivele përgjatë gjithë vitit, e që do të ketë ndikim pozitiv në ulje të mëtejshme të inflacionit.

Po ashtu në raportin e Politikës Monetare thuhet se pritshmëritë për ulje të inflacionit mbështeten tek reduktimi i kërkesës për mallra dhe balancimi i tregut të punës.

“Inflacioni pritet të vijojë të bjerë gjatë vitit 2024, duke pasqyruar pritjet për një ecuri më të balancuar midis kërkesës dhe ofertës në ekonomi, balancë e cila do të mundësojë një kontroll më të mirë mbi kostot e prodhimit dhe marzhet e fitimit. Paralelisht me të, rënia graduale e inflacionit në partnerët tanë tregtarë dhe ecuria e qëndrueshme e kursit të këmbimit pritet të reduktojnë më tej presionet e huaja inflacioniste”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Forcimi i lekut bën të mundur, që mallrat e importit të mos kushtojnë shumë në tregjet e vendit, për shkak se konvertimi i valutave në lekë ka qenë mbi 10% më i ulët vjet se në 2022.

Por nga ana tjetër, kursi i këmbimit është shkaku i tretë kryesor sipas Bankës së Shqipërisë që ka ndikuar në rënien e eksporteve.

“Rënia e eksportit të mallrave gjatë vitit 2023 u diktua nga një kombinim negativ faktorësh: ecurisë jo të mirë ekonomike të partnerit tonë kryesor tregtar, rënies së çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare, si dhe forcimit të kursit të këmbimit, i cili redukton më tej të ardhurat e eksportuesve të pambrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit”, thuhet në raport.

Lexo edhe :  Bizneset shqiptare përdorin Inteligjencën Artificiale më shumë se rajoni dhe BE-ja

Eksportet e mallrave përgjatë vitit 2023 u ulën me 9.5% dhe arritën në vlerën 440 miliardë lekë, po ashtu me 8.2% u ul edhe vlera e importeve, pasi bizneset vendase kanë blerë jashtë vendit produkte me vlerë 873 miliardë lekë./O.S

Të fundit

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë...

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt…

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në Himarë, po ndërtohej një lavazh...

Diagnoza e vajzës sime dyvjeçare më tronditi; fjalët e mjekes më shpëtuan

Helene Rosenthal Nuk duhet të isha habitur nga ajo që audiologia po na thoshte mua dhe burrit tim. Humbja e dëgjimit ekziston në familjen time....

Rrezik i fshehur/ Ja si Covid-19 mund të ndikojë në zemrën e grave për dekada

Një studim i ri ka zbuluar se Covid-19 mund të lërë pas një problem të fshehur që qëndron në trupat e grave për vite...

Mbështetja sociale e familjeve: Shqipëria, vendi me përfitimin më të ulët në rajon

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit...

Lajme të tjera

Web TV