Më shumë llogari bankare të hapura/ BSH: 3.23 milionë në total, në 2023 u shtuan 126 mijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët shqiptarë kanë hapur  mbi 126 mijë llogari bankare të reja gjatë vitit 2023.Banka e Shqipërisë raporton se   këto shifra janë më të lartat në 5 vitet e fundit dhe në total rezultojnë rreth 3.23 milionë.

Ky është një tregues shumë i rëndësishëm për formalizmin e ekonomisë shqiptare . Shtimi I numrit të llogarive erdhi e ndikuar direkt nga qytetarët dhe më pas nga bizneset.

Një tjetër tregues i rëndësishëm në të dhënat e Bankës Qendrore janë edhe statistikat për përdorimin e llogarive nëpërmjet internetit e kryesisht telefonit. Në krahasim me një vit më parë përdorimi i llogarive bankare online është rritur me 218 mijë .

Nëse bëjmë një krahasim të tendencë në 5 vite vërehet se përdorimi i llogarive bankare është pothuajse dyfishuar .Ndërkohë që në muajin prill do të nisë   zbatimi i ligjit për hapjen e llogarive bazike.

Në bazë të këtij ligji që tashmë ka hyrë në fuqi bankat do të kenë detyrimin që të hapin llogari për pensionistët si dhe të tjera grupe vulnerabël  pa aplikuar interesa.

Kjo sipas ekspertëve do të jetë një iniciativë që do ti japë edhe më tepër hov përdorimit të bankave për marrjen e pensioneve apo të pagesave të ndryshme.

Sipas Bankës së Shqipërisë se numri i individëve në moshë madhore që zotërojnë një llogari bankare ka arritur në 70%, nga rreth 40% që vlerësohej ky tregues në vitin 2017.

Llogaritë bankare:

2023        3.23 milionë

2022        3.1 milionë

2021       3 milionë

2020       2.9 milionë

2019      2.9 milionë./e.t

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV