E rriti për 10 vjet, luani i merr jetën punonjësit të kopshtit zoologjik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësi i një kopshti zoologjik në një universitet në Nigeri, humbi jetën në mënyrë tragjike, pasi u sulmua nga një prej luanëve për të cilët ishte kujdesur prej më shumë se 10 vitesh.

Olabode Olawuyi ishte përgjegjës për kopshtin zoologjik në universitetin “Obafemi Awolowo”, dhe u sulmua nga predatorët teksa ishte duke i ushqyer.

Në një reagim për mediat, universiteti bën me dije se kolegët e tij reaguan menjëherë, por nuk mundën të bënin gjë, pasi kishte marrë një plagë fatale. Menjëherë, kafsha që vrau punonjësin, u ekzekutua.

Kreu i sindikatës së studentëve të universitetit, Abbas Akinremi, i tha gazetës Vanguard se sulmi ishte pasojë e një “gabimi njerëzor”, pasi kujdestari i kopshtit zoologjik kishte harruar të mbyllte derën, pasi ushqeu luanët./O.S

Të fundit

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

Lajme të tjera

Web TV