Shqiptari që punon në fushën e satelitëve në ‘Space X’: Ja si është puna me Elon Musk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Michael Tasellari është shqiptari i parë që punon në kompaninë e Elon Musk, “Space X’, përkatësisht në sektorin e satelitëve.

I ftuar në “Shqipëria Live” ai tregoi disa nga hapat e tij që e çuan deri në kompaninë e një prej personave më të pasurve në botë.

Tasellari tha se ka bërë studimet në SHBA në fushën e elektronikës dhe më pas ka nisur të punojë në disa kompani. Gjatë punës në Amerikë i ka ardhur ftesa për të punuar në “Space X’.

Ai është përgjegjës për menaxhimin, dizenjimin dhe zhvillimin e bordeve që mundësojnë operimin e satelitëve.

Për sa i përket Elon Musk, 27-vjeçari u shpreh se është një gjeni dhe se personat që punojnë me të e admirojnë.

“Pasi mbarova shkollën kisha fatin të filloja në një kompani në industrinë e robotikës, pastaj kalova në një kompani tjetër që merrej me zhvillimin e moduleve. Nuk kamë qenë i bindur se në cilën fushë kam dashur të punoj, kështu u ndala tek telekomunikacioni, kështu punova tek CISCO për disa kohë. Ndërkohë që punoja aty fillova të angazhohesha edhe me punët e mia personale me ortakun tim nga Kina. Kultura e punës në kompaninë e Elon Musk është goxha eksesive, futen shumë orë punë, çdokush atje punon minimumi në ditë 12-13 orë, janë shumë ditë punë edhe fundjavave me orë te zgjatura.

Ka pasur ditë që kemi punuar deri në 12 të natës. Por nuk është se i detyron njeri të qëndrojnë aty. E bukura është që të gjithë këta persona janë të talentuar dhe të zgjuar, janë gjithashtu të apasionuar shumë pas hapësirës, kështu që nuk i intereson shumë titulli ose leku. Ata që punojnë aty, shumica prej tyre, janë të rinj, 25-35. Isha duke punuar tek CISCO dhe më ofruan një vend, unë nuk e mora me shumë seriozitet. Thash okej po e konsideroj, vazhdoi diskutimi gjashtë muaj, më çuan në Kaliforni dhe pashë se çfarë po bënin. Më pas thash që mund të jetë një sfidë që dua ta marr. Në divizionin e satelitëve nuk mendoj që ka shqiptar që punon aty, se i njoh të gjithë. Përgjegjësia ime aty është për pjesën e dizenjimit dhe menaxhimit të pjesëve elektronike.

Lexo edhe :  Ish banorja e BBVA ndanë lajmin e bukur, së shpejti nënë për herë të parë

Satelitët që janë aty nuk merren me kontrolle, por thjesht me përhapjen e valëve të internetit. Unë e kam takuar fizikisht, por kam qenë edhe në dy mbledhje online me të. Po prezantonim një projektin tonë. Ai është gjeni, është shumë i saktë. Kam vënë re që edhe kur flet është shumë i zënë, e jep mesazhin edhe largohet. Shumë njerëz që punojnë për të e admirojnë dhe thonë që është një nga privilegjet më të mëdha”, tha ai./E.Ç

Të fundit

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar, i akuzuar se kishte...

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike...

Lajme të tjera

Web TV