Bum historik global, pse po çmendemi për parfumet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parfumi është në ajër, e spërkasim mbi lëkurën tonë, duam ta nuhasim në ambientet e shtëpisë, madje edhe ta veshim.

Aromat janë ”veshje” që ne i ndërrojmë çdo ditë, madje më shumë se një herë në ditë, ato ndjekin humorin e momentit.

Ne jemi të çmendur për to, veçanërisht në Azi, veçanërisht të rinjtë që nuk bëjnë dot pa parfume.

Dhe tregu tregon se po çmendet nga shitjet, me shifra në rritje për të dëshmuar për këtë bum.

Tregu i parfumeve, i cili vlen 50 miliardë euro globalisht, në fakt po regjistron një rritje të jashtëzakonshme, deri në +13% në vitin 2023.

“Ka një arsye historike”, thotë Karine Lebret, drejtuese e ”Scent Science & Fragrance Design” e grupit ”L’Oréal”.

”Covid-19 ishte vija ndarëse që na ndryshoi thellësisht për një ndërgjegjësim për shumë aspekte të jetës që ndoshta nuk i kishim, kështu që sot duam të nuhasim aromat sepse e dimë që aroma është jetë”, shton Karine.

”Kam aromë, marr frymë, prandaj jetoj! Ja pse duam t’i nuhasim fort parfumet kudo dhe të rinjtë e gjeneratës Z e zbuluan menjëherë pas Covid-19”, thekson ajo.

Parfumi është një mënyrë e fuqishme për t’u lidhur me veten, me të tjerët dhe me mjedisin.

Është një nënshkrim, një shenjë e identitetit tonë, por ndryshe nga e kaluara në të cilën i kemi qëndruar besnikë një parfumi ndoshta gjatë gjithë jetës sonë, sot e ndryshojmë shpesh dhe madje nga një ditë në tjetrën.

Pse?

Këtu ka një tjetër transformim të madh.

”Parfumi na përfaqëson sigurisht, por mbi të gjitha është pjesë e sistemit të mirëqenies sonë”, thotë Barbara Lavernos, numri dy i ”L’Oréal”.

“Parfumi sot duhet të na bëjë të ndihemi mirë, është një shenjë kujdesi, dashurie për veten, përpara se të jetë një mënyrë për ta bërë veten të njohur nga të tjerët. Parfumi sot është emocioni për veten tonë, është shprehja jonë për ne”, thekson ajo.

Lexo edhe :  Ahengu kthehet në skenë dhune, këngëtari Shpat Kasapi dhunohet teksa këndonte

Në natyrë ka lule të heshtura, një dëshpërim për krijuesit e aromave, sepse edhe pse janë shumë aromatike, ato nuk janë në gjendje të çlirojnë potencialin e tyre me proceset e nxjerrjes me avull ose tretës të avullueshëm.

Ndodh me manushaqen, gardenian, jargavanin dhe zambakun, pasi është e pamundur të kesh një aromë natyrale.

Ato mund të kthehen në parfume vetëm përmes shumë komponentëve që janë një përzierje e sintetikes dhe natyrores.

Tashmë ka deri në 97% substanca natyrale në disa parfume dhe rruga e krijimit të tyre është në zhvillim e sipër./O.S

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV