Denion Meidani emërohet ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Denion Meidani, është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj, si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Maqedoninë e Veriut.

Këtë post deri më tani, e ka mbajtur Fatos Reka. Më herët, gjatë një seance të Komisionit për Politikën e Jashtme, në fjalimin e tij Denion Meidani, u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vijojnë të ndikojnë në lehtësimin dhe përmirësimin e jetesës.

Meidani theksoi se po ndërmerren reforma, ndërsa e konsideroi bashkëpunimin mes dy vendeve si shembull në rajon.

“Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive, jo vetëm kanë institucionalizuar më tej marrëdhëniet tona, por kanë ndikuar dhe do të vijojnë të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së shtetasve tanë. Duhet të konsiderojmë bashkëveprimin si një histori suksesi. Me vizion e guxim po ndërmerren së bashku reforma serioze. Bashkëpunimin rajonal do ta kem prioritet”, u shpreh Meidani./E.T

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV