Tensionet në veri, Rama propozon ambasadorët e rinj në Prishtinë e Beograd!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kulmin e tensioneve Kosovë-Serbi, Edi Rama ka propozuar emrat për ambasadorët e rinj. Një aktor i njohur ndodhet në listën e 12 emrave të rinj të cilët qeveria i propozon për ambasadorë të Shqipërisë. Petrit Malaj pritet të jetë ambasadori i ri i vendit tonë në Kosovë.

Qemal Minxhozi do ta lërë këtë detyrë, në kulmin e një marrëdhënieje të krisur thellë, mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, të cilëve nuk ju funksionojnë më jo vetëm linjat diplomatike, por siç thotë edhe shefi i qeverisë sonë, as Whatsapp-i. Në të njëjtën listë, ndodhet edhe propozimi i Ramës për një ambasador të ri në Serbi. Në Beograd Rama ka propozuar diplomati i karrierës, Bardhyl Canaj, i cili ka shërbyer më parë në Izrael.

12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë:

  1. Petrit Malaj Kosovë
  2. Oljan Kanushi Slloveni
  3. Bardhyl Canaj Serbi
  4. Genc Pecani Rusi
  5. Qirjako Qirko Hungari
  6. Artur Kuko Holandë
  7. Albana Dautllari Suedi, Islandë e Norvegji
  8. Mimoza Halimi Poloni
  9. Sokol Dedja Danimarkë
  10. Inid Milo Bullgari
  11. Entela Gjika Spanjë
  12. Ilir Hysa Kuvajt

Propozimet për ambasadorët në Kosovë, Serbi dhe Hungari do të shqyrtohen ditën e nesërme në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme ku do të përgatitet edhe raporti këshillues që do t’i dërgohet presidentit, Bajram Begaj. Kujtojmë se më herët Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 16 ambasadorë të rinj.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV