A të shkakton vërtet thinja stresi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Folikulat e flokëve tanë përmbajnë një substancë që quhet melanocytes me anë të saj qelizat prodhojnë pigmentin që na jep ngjyrën natyrale të flokëve. Me kalimin e kohës numri i prodhimit të kësaj substance bie dhe flokët nisin të kthehen në gri dhe si përfundim, bëhen të bardha kur jemi plakur shumë.

Koha kur flokët fillojnë të bëhen gri ndikohet edhe nga gjenetika e secilit, por shpejtësia e daljes së thinjave lidhet edhe me faktorë të jashtëm siç janë: pirja e cigares, kequshqyerja, anemia, difiçenca e vitaminës B dhe tirodija.

Po stresi a ndikon në daljen e thinjave?

Përgjigja e shkurtër për këtë është mbase. Studiuesit kanë gjetur një lidhje mes stresit dhe ndikimit që ka në sistemin nervor duke shkaktuar thinja, por jo në mënyrën tradicionale që shpjeguam më lart.

Ka disa teori që mbështesin faktin se hormonet e stresit ndikojnë në mbijetesën e substancës që përcakton ngjyrën e flokëve, por nuk ka vërtet një provë për ta lidhur stresin me thinjat.

I sigurt është fakti se flokët ndikohen nga stresi, por në mënyra të tjera. Rënia e flokëve është një nga problematikat kryesore, e vërtetuar shkencërisht se shkaktohet nga stresi. Lajmi i mirë është që në shumë pak raste ndodh që floku i rënë të mos rritet sërish. Pra dëmi është i riparueshëm./E.Ç

Të fundit

Përmbytjet në Texas, shkon në 50 numri i viktimave

Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Texas, konfirmuan autoritetet,...

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell sezoni i verës, duke theksuar...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV