Lufta kundër korrupsionit, prokurorë të SPAK takojnë përfaqësues të USKOK dhe OPDAT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, në datat 21-22 Shkurt 2024, u zhvillua një vizitë me Përfaqësues të Lartë të Zyrës për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë (USKOK), me përfaqësues nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OPDAT) në Shqipëri dhe Kroaci, me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Zotin Altin Dumani dhe Prokurorë të kësaj Prokurorie. Kjo vizitë kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Rëndësia e kësaj vizite, qëndroi në diskutimet rreth forcimit të bashkëpunimit dhe lehtësimit të shkëmbimit të eksperiencave më të mira, sukseseve dhe sfidave me të cilat përballen të dyja institucionet në përpjekje të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. Fokusi kryesor ishte edhe shkëmbimi i informacionit, veçanërisht në trajtimin e rasteve te pastrimit të parave në Kroaci, sidomos transaksionet e pasurive të paluajtshme, që përfshijnë kompani guaska dhe fonde që vijnë nga ose kalojnë përmes Shqipërisë, si dhe diskutime lidhur me çështjet aktuale për të cilat SPAK dhe USKOK, do të bashkëpunojë në ardhmen.

Në këtë takim u analizua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet SPAK-USKOK, i nënshkruar më datë 27 nëntor 2020, ku kryesisht u diskutua rreth vendosjes së pikave të caktuara të kontaktit dhe proceseve për zbatimin e tij. Takimi u fokusua në rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili kishte si qëllim identifikimin e hapave të veprimit për një bashkëpunim më të fortë dypalësh, duke nxjerrë njohuri nga përvojat e përbashkëta.

Gjithashtu, përfaqësuesit e Zyrës për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë (USKOK), ndanë njohuritë e tyre mbi nismat kryesore të politikave dhe reformat legjislative të ndërmarra si pjesë e procesit të pranimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian./O.S

Të fundit

Mbahet në Tiranë panairi i librave të vjetër!/ Mes titujve botime të para vitit 1945

Janë libra të vjetër, të rrallë e të përdorur, por edhe botime të reja, të cilat prezantohen në një...

Dhe thonë pastaj pse fiton Edi Rama

Nga Simon Hadaj Mjafton të shohësh sjelljen politike të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste përballë Sali Berishës dhe Partisë Demokratike para dhe pas zgjedhjeve të...

1987 – Klaus Barbie, “Kasapi i Lyonit”, dënohet për krime kundër njerëzimit

Më 4 korrik 1987, në një nga gjyqet më të rëndësishme pas Luftës së Dytë Botërore, Klaus Barbie, ish-shefi i Gestapos në qytetin francez...

Rama paralajmëroi ndërhyrje te çmimi i naftës/Konfindustria: Mirëpresim nismën e qeverisë

Pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndërhyrjen e shtetit për të rregulluar çmimin e naftës, ka ardhur një reagim edhe nga Konfindustria. Në një deklaratë, administratori i...

“Në Vlorë, administrata inekzistente”/ Meçe: Ligjin e bëjnë të fortët

Analisti Arben Meçe thotë se në Vlorë, administrata është inekzistente, pasi ligjin e bëjnë të fortët, të cilët kanë zënë rrugët dhe parkimet. Në...

Lajme të tjera

Web TV