Video/ Dalin pamjet brenda Infektivit dhe Sanatoriumit, ja si po luftohet Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është Dita Botërore e Shëndetit dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka postua një video ku falënderon mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, në përballjen me COVID-19.

“Dita Botërore e Shëndetit i gjen infermierët, mjekët, punonjësit tanë të shëndetësisë në vijën e parë të fronit me këtë armik të rrezikshëm. Një armik që me sy nuk duket por që shumëkujt në mbarë botën po ua merr njerëzit e dashur mu përpara syve. Sot, mirënjohja e të gjithëve shkon për ata që mbi përparësen e bardhë veshin çdo ditë armaturën mbrojtëse ne betejën e rradhës në emër të jetës”,-shprehet Manastirliu.

Duke theksuar se në spitalin infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” në Tiranë po bëhet një punë e jashtëzakonshme, përmes një postimi në “Facebook”  Manastirliu bën thirrje për të gjithë qytetarët të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që t’ua shlyejmë sadopak borxhin që u kemi mjekëve dhe infermierëve, për t’u lehtësuar punën.

“Të gjithë këtyre luftëtarëve ne u kemi një borxh të madh. Një borxh që në këtë kohë të vështirë që po jetojmë mundemi t’ua shlyejmë pak e nga pak duke u’a lehtësuar mundin përballë sëmundjes, duke respektuar rregullat dhe duke u bërë bashkë aleatë besnikë të mjekëve dhe infermierëve tanë të mrekullueshëm”,-vijon ministrja./Fjala.al/

Të fundit

Bullfights, balet dhe hot jazz: brenda teatrit skandaloz të Pikasos për seks dhe vdekje

E njohur për portretet e tij kubiste, gjenialiteti spanjoll krijoi edhe kostume për Ballets Russes dhe adhuronte intensitetin e...

Të manipulosh të vërtetën

Nga ARTUR AJAZI Manipulimi i të vërtetës, i reales, i faktit, është kthyer si diçka normale në Shqipëri. Mjafton të dalësh diku në një portal,...

Digjet shkolla e muzikës në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shkollë në Greqi, duke shkaktuar alarm tek autoritetet. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë...

Padia për shpifje ndaj Blinken/ Justifikohet Berisha: Asokohe kishte imunitet…

Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe për padinë e bërë ndaj Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shtetit në administratën e Joe Biden, në një...

“Transporti rrugor, emergjencë kombëtare”, Karamuço: Armë pa leje në rrugë

Eksperti i kriminalistikës ngriti alarmin për sigurinë e transporti rrugor. Në studion e Dita Jonë, ai tha se situata e transportit rrugor është emergjencë...

Lajme të tjera

Web TV