EMRAT/ Bie në pranga grupi kriminal i shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia shqiptare, njofton se ka marrë pjesë në një operacion ndërkombëtar, të zhvilluar në Angli, në bashkpunim me policinë britanike. Si rezultat i operacionit, i cili zgjati për disa muaj, janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike dhe kanë rënë në pranga një grup kriminal shqiptarësh.

Njoftimi i policisë:

“Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antikanabis. Operacioni u zhvillua në Angli nga Derbyshire Police në bashkëpunim dhe me asistencën e Policisë shqiptare. Operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Vihen në pranga 2 shtetas shqiptarë, 23 dhe 25 vjeç, si dhe procedohet pronari i banesës që ua kishte dhënë banesat me qira dy të rinjve. Gjatë periudhës korrik – dhjetor 2019, nga Derbyshire Police janë vënë në pranga edhe 8 shtetas të tjerë shqiptarë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi bimësh narkotike që kultivoheshin me llamba në ambiente të mbyllura. Çatitë e shtëpive i kishin veshur me materiale qe nuk e përçojnë nxehtësinë, me qëllim që të mos identifikoheshin nga Policia, gjatë monitorimeve me dron me sensor për nxehtësinë.

Prej muajit korrik të vitit 2019, Derbyshire Police i ka kërkuar Policisë shqiptare asistencë dhe informacion lidhur me një grup të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike (cannabis sativa) që vepronte në Cresëell dhe Cloëne. Policia e Shtetit u angazhua  me seriozitet dhe profesionalizëm duke kryer një sërë verimesh hetimore dhe gjithë informacioni i grumbulluar iu vu në dispozicion kolegëve të Derbyshire Police.

Falë seriozitetit dhe punës hetimore për personat e implikuar, të bërë nga Drejtoria Hetimore Qëndrore ne Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe duke ruajtur në maksimum sekretin e hetimit, u bë i mundur finalizimi i operacionit nga kolegët e Derbyshire Police dhe së fundmi u arrestuan në flagrancë, në pronat në Cloëne dhe Creswell, shtetasit:

Lexo edhe :  Automjeti del nga rruga dhe përfundon në liqen, humb jetën 34-vjeçari

Daniel Cela, 23 vjeç dhe Danjel Ibrushi, 25 vjeç, nga Shqipëria. Një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike cannabis sativa u gjetën në adresat e mësipërme dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe pronari i banesave që ua kishte dhënë me qira banesat dy shtetaseve të mësipërm, konkretisht 64-vjeçari nga Leicesteri.

Krerët e Derbyshire Poice, nëpërmjet oficerit të kontaktit të Policisë shqiptare kanë vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer në nivel ndërkombëtar, me synim goditjen e kriminalitetit dhe për të rritur sigurinë e komunitetit.

Ky operacion tregon qartë profesionalizmin dhe besueshmërinë e partnerëve tek Policia e Shtetit, si dhe vendosmërinë për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar./Fjala.al/

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV