Virusi Covid-19 ndryshon raportin me internetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sjelljet  e miliarda njerëzve anembanë botës kanë ndryshuar fill pasi kjo e fundit u kolaps nga pandemia Covid-19. Për të shmangur transmetimin e virusit, një pjesë e mirë e tyre janë mbërthyer në shtëpi. Kësisoj, ka ndryshuar edhe raporti me internetin.

Të dhënat nga Same Web dhe Apptopia tregojnë se Facebook, Netflix dhe YouTube po hasen me një rritje të numrit të përdoruesve, përkatësisht me 27%, 16% dhe 15.3%.

Ndërsa faqet tradicionale të mediave sociale janë në rritje, duket se përdoruesit duan të bëjnë më shumë sesa thjesht të lidhen përmes mesazheve dhe tekstit- duan të shohin njëri-tjetrin.

Kjo i ka dhënë një shtysë të madhe aplikacioneve që dikur kishin mbetur në errësirë, si aplikacioni i bisedës me video në Google, Duo dhe Houseparty, që lejon grupet e miqve të bashkohen në një video chat të vetëm dhe të luajnë lojëra së bashku.

Asgjë nuk ka ndikim më të thellë në aktivitetin online sesa zhvendosja e zyrave dhe shkollave në ambientet e shtëpisë. Detyrat shkollore janë duke u dhënë në Google Classroom dhe takimet po ndodhin në Zoom, Google Hangouts, si dhe në programet e Microsoft.

Sidoqoftë, njerëzit po shfaqin mjaft interes për të mësuar se si pandemia është duke ndikuar në vendlindjet e tyre. Ndër përfituesit më të mëdhenj janë portalet.

Sipas SameWeb, uebfaqeve të  New York Times dhe The Washington Post u është rritur trafiku me më shumë se 50% gjatë muajit të fundit.

Në të njëjtën kohë, disa site me lojëra kanë pasur rritje në trafik, ashtu sikurse edhe faqet që lejojnë të shihen njerëz të tjerë teksa luajnë.

Twitch, faqja kryesore për të luajtur lojëra streaming, ka pasur rritje të trafikut deri në 20 përqind. Ndërsa aplikacioni TikTok pësoi një ulje të trafikut para shpërthimit të koronavirusit, mirëpo fill më pas vazhdoi të rritej.

Lexo edhe :  “Do mbështesim popullin iranian”/ Putin pret delegacionin nga Teherani, dënon SHBA

Fjala.al

 

 

Të fundit

“Bayern të telefonon, pyet dhe… më pas zhduket për disa javë”

Bradley Barcola, Nico Williams, Luis Diaz, Rafael Leao, Cody Gakpo. Lista e yjeve që po kërkon Bayern për krahun...

Papa Leo XIV goditet me një lodër nga turma!

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga mijëra besimtarë në stadiumin e qytetit, gjatë aktivitetit të organizuar për Ditën...

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës ka çuar në ndalimin e...

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Ku...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Lajme të tjera

Web TV