Vin Diesel konfirmon fundin e “Fast & Furious”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vin Diesel u dërgoi një mesazh fansave të ‘Fast and Furious’ për filmin e ardhshëm dhe konfirmoi se do të jetë i fundit.

Fillimisht, Diesel kishte lënë të kuptohet se do të kishte dhe vazhdim më tej. Megjithatë, ‘Fast XI’ ose ‘Fast X: Part Two’ (titulli zyrtar i filmit ende nuk është zbuluar) do të jetë i fundit.

Në një postim në Instagram, Diesel iu referua finales së serialit dhe u dërgoi një mesazh fansave, duke i falënderuar për entuziazmin, pasionin dhe mbështetjen e tyre ndër vite.

Konkretisht, ai shkroi: “Sapo mbarova takimin e Fast me shkrimtarët dhe të gjithë ekipin… të thuash se emocioni për finalen tonë ka qenë tepër i fortë është një nënvlerësim. Uau. Kaq emocionuese…

Ndërsa të gjithë po shkonin drejt fundjavës plot energji dhe emocione, mendova për ju të gjithë… M’u kujtuan herët e panumërta kur entuziazmi dhe pasioni juaj u bënë forca shtytëse e rrugëtimit tonë krijues. Përkushtimi juaj për sagën tonë ka pasur një ndikim unik në suksesin dhe evolucionin e saj… siç do të thoshte vajza ime më e vogël, është i thellë.

Faleminderit që jeni shtylla kurrizore e kësaj epike globale që falë jush shkon përtej ekranit. Kjo finale e madhe nuk është thjesht një fund, është një festë e familjes së jashtëzakonshme që kemi ndërtuar së bashku. Shpresojmë t’ju bëjmë krenarë!”/E.Ç

Të fundit

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti...

Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën...

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen para besimtarëve si një...

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jashtëm, me mbishkrimin...

Inteligjenca Artificiale mund t’ju tregojë se sa shpejt po plakeni nga një foto

Një fotografi është e mjaftueshme për të zbuluar se sa i vjetër është në të vërtetë trupi ynë. Nuk po flasim për moshën kronologjike,...

Lajme të tjera

Web TV