Threads teston dy opsionet “më të kërkuara”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meta ka njoftuar se ka nisur të testojë dy opsionet “më të kërkuara” për Threads: postimet rezervë dhe kamerën. Shefi i Instagram-it, Adam Mosseri tha se dy opsionet janë të disponueshme për një numër të vogël njerëzish.

Përdoruesit që mund të eksperimentojnë me postimet rezervë mund të ruajnë vetëm një prej tyre. Pasi shkruani postimin mjafton ta rrëshqisni poshtë për ta ruajtur. Aplikacioni shfaq edhe një ikonë të re në shiritin e poshtëm kur keni një postim që ende nuk e keni publikuar.

Veç kësaj, do mund të postoni foto pa qenë nevoja t’i shkrepni më parë nga kamera e celularit. Kjo lehtëson postimin e tyre, por nuk dihet nëse do të ketë opsione bazike për të rregulluar imazhin siç është prerja e tij.

Threads ka më shumë se 130 milionë përdorues dhe po përpiqet t’u përshtatet kërkesave të tyre. Pak javë më parë, kompania prezantoi “temat trend” dhe “cross posting”, mundësinë për të postuar nga Facebook në Threads dhe anasjelltas./O.S

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV