Përleshje me policinë, përshkallëzohet greva e fermerëve në poloni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata u përleshën me policinë ndërsa bënë thirrje për anulimin e marrëveshjes së gjelbër pasi mund të çojë në faliment

Përleshjet shpërthyen mes fermerëve polakë dhe policisë në Varshavë ndërsa vijojnë protestën e tyre kundër politikave të BE-së.

Ata mbushën kryeqytetin duke mbajtur pankarta në duar dhe duke përshkallëzuar grevën e tyre, që filloi dy javë më parë, kundër kufizimeve të vendosura ndaj tyre nga masat e BE-së që synojnë të trajtojnë ndryshimet klimatike, kostot e larta dhe atë që ata thonë se është konkurrenca e pandershme nga jashtë, veçanërisht Ukraina.

Ata shprehen se do të vazhdojnë të protestojnë sepse nuk kanë zgjidhje tjetër.

“Erdhëm këtu si gjithë të tjerët për të luftuar për të drejtat tona, për një jetesë më të mirë. Mora djalin tim me vete, ai e la shkollën sot, sepse edhe ai planifikon një të ardhme në bujqësi.”

“Ne protestojmë sepse duam që “Marrëveshja e Gjelbër” të hiqet sepse do të shkaktojë falimentim pasi kostot e saj nuk janë të krahasueshme me atë që korrim dhe me atë që paguhemi për të. Dhe kur bëhet fjalë për çfarë ne paguhemi për punën tonë, ajo është ulur nga fluksi i drithit nga Ukraina dhe ky është vendimi jonë të bllokojmë hyrjen e drithit nga Ukraina.”

Mes protestave, të cilat përfshinin bllokimin e kalimit kufitar me Ukrainën, rreth 160 ton grurë ukrainas u hodh në një stacion hekurudhor polak gjatë fundjavës, gjë që shkaktoi zemërim në Ukrainë. Kievi i ka kërkuar Polonisë të ndëshkojë përgjegjësit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka bërë të ditur se është e rëndësishme që Ukraina të mbajë marrëdhënie të ngushta me Poloninë, por Kievi është i gatshëm të mbrojë bizneset që janë dëmtuar nga bllokadat kufitare nga protestuesit polakë. Kryeministri Donald Tusk dhe presidenti Andrzej Duda ka kërkuar që problemet e fermerëve duhet të rregullohen në nivel të BE-së./O.S

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV