Aleati i Putinit “shuplakë” Macronit: Po përpiqet të ndezë Luftën e Tretë Botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse Emmanuel Macron dërgon trupa në Ukrainë, ata do të kenë të njëjtin përfundim si ushtria e Napoleon Bonapartit, pushtimi i të cilit në 1812 në Rusi përfundoi me vdekje dhe disfatë, ka paralajmëruar një aleat i Vladimir Putinit.

Vyacheslav Volodin, kryetari i Dumës së Shtetit, sulmoi presidentin francez pasi ai refuzoi të përjashtonte mundësinë e vendosjes së trupave në terren në Ukrainë të hënën.

Molodin tha se Macron dukej se e shihte veten si Napoleoni dhe e paralajmëroi atë të mos ndiqte gjurmët e perandorit francez.

“Për të ruajtur pushtetin e tij personal, Macron nuk mund të mendonte asgjë më të mirë se sa të ndezte një Luftë të Tretë Botërore.

Iniciativat e tij po bëhen të rrezikshme për qytetarët e Francës,” tha Volodin.

“Përpara se të bënte deklarata të tilla, do të ishte e drejtë që Macron të kujtonte se si përfundoi për Napoleonin dhe ushtarët e tij, më shumë se 600,000 prej të cilëve mbetën të shtrirë në tokë të lagësht”.

Çfarë ndodhi në pushtimin e Rusisë nga Napoleoni në 1812?

Pushtimi i Rusisë nga Napoleoni në 1812 bëri përparim të shpejtë fillimisht dhe pushtoi Moskën.

Por taktikat ruse e detyruan Grande Armee-n e tij në një tërheqje të gjatë dhe qindra mijëra njerëz të tij vdiqën si pasojë e sëmundjeve, urisë dhe të ftohtit./O.S

Të fundit

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Lajme të tjera

Web TV