Shefi i urgjencës në Spitalin Kwins në Britaninë e Madhe, Dr. Sarfaraz Munshi ka zbuluar një teknikë sipas së cilës mund të zbutë simptomat e koronavirusit dhe t’ju shërojë nga sëmundja.
Sipas Dr. Munshi, këtë teknikë e ka zhvilluar edhe kolegia e tij, Su Eliot, kryeinfermiere, e cila e përdor te pacientët që janë vendosur në terapi intensive. Por si funksionon kjo teknikë?
Si fillim duhet të bëni 6 frymëmarrje të thella. Në frymëmarrjen e gjashtë mbani frymën 5 sekonda dhe pastaj kollituni, duke mbuluar gojën.
Hapi tjetër është të shtriheni barkas në krevat me jastëkun poshtë jush dhe për 6 minutat në vazhdim të merrni frymë më thellë se zakonisht. Në këtë rast, ky është edhe momenti më i rëndësishëm, sepse të shtrihesh në shpinë mund t’ju mbyllë rrugët e vogla të frymëmarrjes.