Masakra e Lushnjës/ Gjykata jep pretencën për Laert Haxhiun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 18 mars në orën 14:30, Prokuroria e Posaçme do të japë pretencën për Laert Haxhiun, në lidhje më masakrën e Lushnjë, ngjarje e cila ka ndodhur në shtator të vitit 2017.

Në seancën e kësaj të enjte gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës sa i përket kërkesën e tyre për pamjet filmike. Sipas avokatëve duhet një akt ekspertimi për të analizuar edhe një herë pamjet e kamerave të sigurisë.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit, duke i marrë këta të fundit të pandehur, nën akuzë për disa vepra penale, mes tyre ‘vrasje në rrethana cilësuese’ dhe ‘grup të strukturuar kriminal’.

Haxhiu, Bilbili dhe Kaloshi u akuzuan se si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2017 në Lushnjë, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.

Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.  Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”./O.S

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV