Rusi/ Arrestohet kryeredaktori i gazetës së pavarur për një artikull kundër ushtrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryredaktori i i gazetës së pavarur Novaya Gazeta është arrestuar në Moskë pasi akuzohet se ka diskredituar forcat ushtarake ruse. Sergei Sokolov u ndalua nga oficerët e Qëndrës Kundër Ekstremizmit, sipas njoftimit të gazetës.

Akuzat ndaj Sokolov janë administrative dhe mund të shlyhen nga një gjobë apo një burgim i shkurtër kohor. Ato lidhen me një artikull të publikuar në gazetë. Data për dëgjesën në gjykatë për Sokolov ende nuk dihet. Menjëherë vëzhguesi mediatik “Reporterët Pa Kufij” ka shprehur protestën kundër këtij arresti, që sipas tyre  “dëshmon më tej dhunën e censurës në Rusi”.

Sokolov mori udhëheqjen e Novaya Gazeta në shtator, pasi kryeredaktori i mëparshëm i kësaj gazete, Dmitry Muratov – fitues i çmimit Nobel për paqe – u shpall “agjent i huaj” nga autoritetet ruse.

Në shtator 2022, një gjykatë në Moskë revokoi liçensën e Novaya Gazeta, e cilia kishte qenë kritike me Kremlinin për vite të tëra. Disa ditë pasi Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë dy vite më parë, parlamenti rus miratoi legjislacionin që nxirrte jashtë ligjit përçmime për ushtrinë ruse ose që shpërndante “informacione të rreme” për veprimet në Ukrainë.

Një duzinë mediash të pavarura ruse u shpallën si të jashtëligjshme, ndërsa të tjera u ndaluan të raportonin në lidhje me Ukrainën. Novaya Gazeta lajmëroi në mars 2022 se do të pezullohej për periudhën e luftimeve në Ukrainë, por stafi që lëvizi krijoi një projekt të ri, Novaya Gazeta Europe, e cila ka qenë mjaft kritike ndaj pushtimit./E.T

Të fundit

”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025

Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në...

Një mrekulli në xham: Lindja e jetës së parë në epruvetë

Më 25 korrik 1978, në spitalin e Oldhamit në Lancashire të Anglisë, u dëgjua për herë të parë e qara e një foshnjeje që...

Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe...

Kopshtet kineze në krizë, regjistrimet bien me 25% brenda katër viteve

Numri i kopshteve në Kinë është ulur me 1/4 gjatë katër viteve të fundit, duke çuar në mbylljen e dhjetëra mijëra institucioneve për fëmijë,...

Vendet e Gjirit dhe Turqia i kanë vënë syrin Sahelit

Shkëputja e rajonit afrikan nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara ka çuar në një diversifikim të aleancave të saj të politikës së jashtme. Rënia e...

Lajme të tjera

Web TV