Virusi do ndryshojë gjithçka/ Financial Times: Tirana mund të jetë kryeqendër biznesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Financial Times ka bërë një shkrim në lidhje me pandeminë e koronavirusit dhe se si kjo gjë do e ndryshojë mënyrën e të bërit biznes dhe të gjitha konceptetet e globalizmit.

Në këtë shkrim theksohet se në një botë post-pandemike, prodhimi mund të zhvendoset në vende si Bjellorusia, Ukraina ose Mongolia, ndërsa drejtuesit ekzekutiv të kompanive të mëdha do të shkëmbejnë ide në mbledhje nëpër qytete si Tirana dhe Kisinau.

Shkrimi i plotë:

Edhe nëse jemi në gjendje ta luftojmë pandeminë e koronavirusit, efektet e saj ka të ngjarë të nxisin një rikonceptim të mënyrës sesi bota bën biznes.

Tronditjet që po pësojnë zinxhirët e furnizimit global ka të ngjarë të reagojnë për t’u mbrojtur. Konflikti tregtar SHBA-Kinë nuk është zgjidhur dhe mund të rikthehet në çdo moment. Kompanitë nuk mund ta marrin më si të mirëqenë se angazhimet tarifore të parashikuara nga Organizata Botërore e Tregtisë do të parandalojnë rritje të papritur të proteksionizmit. Mekanizmi i mosmarrëveshjeve të OBT-së nuk punon më!

Në të njëjtën kohë, Covid-19 ka ekspozuar atë që shumëkush mund ta konsiderojë një mbështetje të tepruar te furnitorët e vendosur në Kinë. Provinca e Hubei, ku filloi shpërthimi, është një qendër prodhuese e teknologjisë së lartë, shtëpi për firmat lokale dhe të huaja që janë shumë të integruara në industrinë e automobilave, elektronikës dhe farmaceutikës. Provinca përbën 4.5 përqind të produktit të brendshëm bruto kinez; 300 nga 500 kompanitë më të mira në botë kanë fabrika në Ëuhan, kryeqyteti i Hubei. Përhapja e koronavirusit shkaktoi ndërprerje në furnizimi në të gjitha kontinentet, edhe para se virusi të shpallej një pandemi.

Shumë vende këto kohë po zbulojnë se sa të varur janë nga furnizimet nga Kina. Për shembull, gati tre të katërtat e holluesve të gjakut të importuar nga Italia vijnë nga Kina. E njëjta gjë vlen dhe për 60 përqind të antibiotikëve të importuar nga Japonia dhe 40 përqind të importuara nga Gjermania, Italia dhe Franca. E gjitha kjo do të shtojë pasigurinë për politikat tregtare, pas mbarimit të Covid-19. Bizneset do të detyrohen të rimendojnë zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Lexo edhe :  Shqiptarët të zhytur në varfëri, orientohen drejt mallrave të lira

Mund të shohim në të ardhmen disa rivlerësime të zinxhirëve furnitorë, pasi automatizimi ul kostot e punës. Shtetet e reja anëtare të BE-së dhe Spanja mund të shohin një rritje të punësimit në prodhim. Mund të krijohen mundësi për vendet që nuk kanë qenë në krye të listave të investitorëve. Në një botë post-pandemike, prodhimi mund të zhvendoset në vende si Bjellorusia, Ukraina ose Mongolia, ndërsa drejtuesit ekzekutiv të kompanive të mëdha do të shkëmbejnë ide në mbledhje nëpër qytete si Tirana dhe Kisinau.

Koronavirus nuk do t’i jap fund globalizimit, por do ta ndryshojë atë, sepse kompanitë do të duhet të përshtaten për të pasur sukses./Scan/

Të fundit

Në 11 Maj, ikin lukashenkot e Shqipërisë

Nga ARTUR  AJAZI Në 11 Maj, në Shqipëri votohet ndoshta për herën e fundit nga shqiptarët, për të nxjerrë përfundimisht...

Shtyhet Samiti i liderëve të Ballkanit, shkak tragjedia në Koçan në Maqedoninë e Veriut

Samiti i paralajmëruar i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor i planifikuar të mbahet këtë javë në Shkup, është anuluar për shkak të tragjedisë...

Ligji për rininë, Muzhaqi: Synon t’i ndihmojë të integrohen në tregun e punës

Në senacën e sotme plenare në Kuvend është duke u diskutuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria në ligjin për “Rininë”. Ministrja e Shtetit...

Ish-mafiozi shqiptar John Alite bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Ish-mafiozi me origjinë shqiptare John Alite, që dikur ishte një nga njerëzit më të besuar të John Gotti-t, tashmë është bërë këshilltar bashkiak në...

Tiranë/ U kap me 2800 euro false, vihet në pranga, 20 vjeçari! Nisin hetimet

Një 20-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi uniformat blu i gjetën 2800 euro false. Tiranë-Një 20-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi uniformat blu i gjetën...

Lajme të tjera

Web TV