Në fokus do të jetë masakra e Reçakut
E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet dhe pasojat që la pas, e si më mirë se sa nga ekrani i kinemasë, nëpërmjet një prodhimi filmik që do të mbajë emirn “Liberation War”.
Një film që do të punohet plotësisht nga Hollywood dhe me një kast që edhe pse emrat nuk janë bërë publikë, janë të njohur në industrinë kinematografike botërore.
E kaluara e luftës që nuk i kurseu anëtarët e familjes, ka nxitur producentit Fitim Krasniqi, të angazhohet në këtë produksion gjigant. Historia do të zhvillohet në tre periudha, para luftës, gjatë dhe pas saj ku veçanërisht fokusi do të vihet në maskarën e Reçakut.
Në një kohë kur figura publike të Kosovës përballen në Hagë, me një sërë akuzash për këtë periudhë të historisë, për Fitimin është e rëndësishme që të kërkohet drejtësia edhe nepërmjet artit.
Aktori dhe regjisori i njohur Louis Mandylor, i cili ka ekranziuar dhe filmin e famshem “My Big Fat Greek Wedding” do të jetë në rolin e regjisorit, ndërsa ndal përgjigjen e tij për angazhimin në këtë produksion.
“Nuk është e lehtë, që të realizosh një film ku ajo që ka vlerë është historia, dhe ku pritshmëritë janë shumë të larta. E di që subjekti është personal për të gjithë kombin, dhe e ndjej atë çka kanë kaluar shqiptarët e Kosovës. Në luftë do luftosh për familjen tënde, ajo që për mua është e padyshim e padrejtë, është gjendocidi në gra dhe fëmijë dhe që tek unë nuk kanë vend. Është një histori horror dhe ne këtë do tregojmë, të vertetën, por edhe humanizmin.”
Realizmin e këtij filmi, i cili do të xhirohet në Kosovë e quan një rast fantastik për të gjithë të rinjtë por edhe ata që duan të shohin nga afër se si realizohet një produksion gjigand.
“Kam qenë në Kosovë dhe e kam parë zhvillimin e atij vendi që më ka impresionuar. Është e mrekullueshme që gjenerata e re që nuk kanë qenë në prapaskenat e realizimit të një filmi, më në fund të jenë sepse do të angazhojmë pothuajse një pjesë të madhe të personave në dy vendve. Është një produksion i madh dhe kjo do të jetë një mundësi e bukur artistike për këdo që do të zbulojë realizmin e një filmi.”
Filmi synon të promovojë edhe Kosovën dhe Shqipërinë, dhe ndonëse nuk kanë nisur xhirimet, “Liberation War” do të shafqet në 65 vende të botës./O.S