Wanda Nara ka qenë gjithmonë në qendër të medieve për komentet që bën rreth futbollit dhe ndikimin që ka te bashkëshorti i saj Mauro Icardi.
Vetëm para pak ditësh ajo sulmoi lojtarin e Interit Romelo Lukakun, duke thënë se ai do e ndjekë Ligën e Kampionëve nga televizori ndërsa, Icardi do jetë titullar e protagonist i klubit të Paris Saint German. Këto deklarata të modeles argjentinase ndaj sulmuesit të enterit nuk u pritën aspak mirë nga tifozët e zikaltërve.
Momentalisht gruaja dhe agjentja e lojtarit të PSG-së është duke shijuar pushimet me familjen e saj në ishujt Maldive dh kjo gjë bëhet me dije nga vetë Nara nga postimet në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar disa foto ku shfaqet pranë fëmijëve, por kryesisht vetëm me Icardin, duke ndezur rrjetin me bukurin dhe format e theksuara të saj./Përgatiti: Fjala.al/