Arrestohet motra e Hailey Bieber: I hodhi tamponin e përdorur një gruaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Motra e Hailey Bieber, Alaia Baldwin Aronow, është arrestuar të shtunën e kaluar, për shkak të një incidenti që ndodhi në një club në Georgia. Alaia, 31 vjeç është akuzuar për sulmin e një gruaje dhe dy rojeve të sigurisë së club-it.

Sipas kamerave të sigurisë, ajo ka përdorur tualetin e punonjësve të club-it. Baristja Haleigh Cauley u shpreh se Alaia donte të përdorte tualetin, pasi kishte nevojë të ndërronte tamponin dhe hyri me dhunë.
“Disa minuta më vonë, kur znj. Cauley tentoi të hynte në tualet, Alaia hoqi tamponin dhe ia hodhi asaj. Ky ishte momenti kur truprojat e sigurisë ndërhynë dhe e nxorën vajzën jashtë club-it”, shkruhej në deklaratën e policisë, siguruar nga Page Six.

Sipas kamerës së sigurisë, Cauley kërcen pas, kur Alaia i hedh tamponin. Më pas, shihet se motra e Hailey-t u bën rezistencë edhe rojeve të sigurisë, duke e tërhequr njërin nga flokët dhe goditur tjetrin në organet gjenitale.

Nga ana tjetër, Alaia ka bërë një tjetër deklaratë, duke thënë se e larguan me forcë nga club-i dhe mohoi të kishte hyrë me dhunë në tualetin e punonjësve. Fillimisht, ajo mohoi të kishte hedhur tamponin drejt baristes, por më pas pranoi se po, e kishte bërë, duke shtuar se e bëri për “vetëmbrojtje”./E.Ç

Të fundit

Opozita kundër Kurtit, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Për herë të 44, Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituojë legjislaturën e re, të dalë nga zgjedhjet e 9...

Florentino Perez kërkon edhe 6 muaj hetime për Barcelonën

Real Madrid ka kërkuar nga Gjykata Spanjolle që hetimi për rastin Negreira të zgjatet edhe për 6 muaj të tjerë. Në vitin 2023, Barcelona u...

Mitsotakis: Kush vjen nga Afrika e Veriut, arrestohet

Greqia nuk do të mirëpresë më azilantë nga Afrika e Veriut. Këtë fakt e ka bërë të ditur Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë...

Vrau me thikë ish-partneren shtatzënë, burg përjetë për shqiptarin

Shqiptari nga Kosova, Bujar Fandaj, është dënuar me 40 vite burg nga Gjykata e Trevisos në Itali për vrasjen e ish-partneres së tij, 26-vjeçarja...

Dashnor Sula: “PD, e vetmja opozitë në botë që gëzohet kur nuk fiton”

Dashnor Sula, në një intervistë në Report TV, tha se PD është e vetmja opozitë që gëzohet kur humbet. Sipas tij, demokratët janë në...

Lajme të tjera

Web TV