Mbi 1 miliard njerëz në botë janë mbipeshë, sipas OBSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i njerëzve obezë në të gjithë botën i ka kaluar 1 miliard, kjo sipas një studimi të fundit të publikuar në “The Lancet”. Elementi më shqetësues, përveç shifrave, është fakti që mbipesha si fenomen po prek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit, duke bërë që shifrat të kapërcejnë në çdo cep të botës.

Obeziteti, i përcaktuar nga një indeks i masës trupore (BMI) shihet ndryshe si një formë e kequshqyerjes në shumë vende. Shifrat e obezitetit janë rritur dy herë më shpejt te fëmijët dhe adoleshentët në nivel global, krahasuar me të rriturit.

Studimi analizoi matjet e peshës dhe gjatësisë së mbi 220 milionë njerëzve në 200 vende mes periudhës së viteve 1990 dhe 2022. Në vitin 2022, rezultatet treguan se më shumë se 879 milionë të rritur jetojnë me obezitet mes tyre 504 milionë gra dhe 374 milionë burra. Numri aktual është katër herë e gjysmë më i lartë se shifrat e regjistruara në vitin 1990.

Për fëmijët dhe adoleshentët, vlerësimet treguan se 159 milionë prej tyre u prekën në vitin 2022 nga obezitetit, një rritje e ndjeshme kjo krahasuar me 31 milionë të regjistruar tridhjetë vjet më parë.

“Është shumë shqetësuese që epidemia e obezitetit që ishte e dukshme tek të rriturit në pjesën më të madhe të botës në vitin 1990, tani pasqyrohet te fëmijët dhe adoleshentët e moshës shkollore,” thotë Majid Ezzati, profesor në “Imperial College London”.

Mbipesha është një gjendje kronike dhe komplekse që i vë njerëzit në një rrezik në rritje të sëmundjeve të tilla si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare si dhe disa lloje kanceri.

“Ky studim i ri thekson rëndësinë e parandalimit dhe menaxhimit të obezitetit nga jeta foshnjore deri në moshën madhore, përmes dietës, aktivitetit fizik dhe kujdesit sipas nevojës,” u shpreh, Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

Lexo edhe :  Cila kafshë është prodhuesi gjigant i qumështit në botë?

Ekspertët janë në një mendje kur thonë se për të krijuar një botë më të shëndetshme, lind nevoja për politika gjithëpërfshirëse për të adresuar këto sfida./E.Ç

Të fundit

Ministri Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro...

Parlamenti i ri, dy botë politike/ PS me fytyra të reja, PD me rikthime të vjetra

Parlamenti i ri shqiptar do të përfaqësohet nga dy realitete të ndryshme politike: një Partia Socialiste me figura të reja dhe një Partia Demokratike...

Nusret publikon foton me Ramën gjatë finales së Champions League: Më shumë se një mbret!

Kuzhinieri dhe biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë bërë bashkë në finalen e...

Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës, Meloni: Gjest prej budallai

Autori i një mesazhi kërcënues ndaj vajzës së mitur të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni është identifikuar si Stefano Addeo, 65 vjeç, profesor i gjuhës...

Dyshimet për sabotim, shtatë të vdekur nga shembja e urës në Rusi

Të paktën shtatë persona u vranë kur një urë mbi një linjë hekurudhore u shemb në rajonin kufitar rus të Bryansk. Siç njoftoi guvernatori rajonal...

Lajme të tjera

Web TV