Hapet baza ajrore në Kuçovë, Peleshi: Një nga investimet më madhore të NATO-s në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë u hap sot pas dy vitesh punime me investim nga aleanca dhe qeveria shqiptare.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se nga sot kjo bazë do jetë funskionale, teksa e cilësoi si një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri.

“Më lejoni, të shpreh falënderim për këdo që punoi për rikthimin në shkëlqim të plotë të bazës ajrore të NATO-s. Mirënjohje të gjithëve për prezencën dhe ndihmën tuaj. 4 marsi do të skalitet si dita kur pilotët amerikanë dhe italianë, fluturuan mbi qiellin e Kuçovës. Mbi këtë pistë miku i fundit ka fluturuar rreth 19 vite më parë. Është koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s, mbrojtësve të qiejve tanë në dekadën më të kërcënuar të historinë modern të rajonit dhe mbarë Evropës.

Do të shërbejë si baza kryesore për forcat tona ajrore, për të cilin investimi nuk do të reshtë deri në krijimin e një flote dinjitoze në shërbim të mbrojtjes së popullit tonë dhe aleatëve tanë. Ndihma dhe mbështetja që Shqipëria mund t’i japë vendeve fqinje na bën të ndihemi më të vlefshëm se kurrë më parë. Jo më larg se dy vite më parë askush nga ne nuk e kishte menduar se Evropa do të përballej me një agresion të tillë të egër ndaj një populli i pafajshëm, siç po ndodh në Ukrainë.

Gjithçka pritet nga fronit i lindjes dhe duhet të jemi të përgatitur të mbrohemi me të vetmen formulë fituese në tavolinë, bashkimin e forcave dhe kapaciteteve tona. Black Hock dhe dronët Bajraktar janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimet në bazë. Numri i tyre do rritet ndjeshëm në vijim. Aleatë shiheni këtë bazë si pike strategjike. Baza ka kapacitet për përballjen me fatkeqësitë natyrore. Nyje lidhëse për vendet e rajonit. Kemi plane edhe për Porto Romanon”– tha Peleshi.

Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Ish-baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në 1952, shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.

Lexo edhe :  Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot

Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s.  Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare. Baza do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë avionë luftarakë në baza periodike./O.S

Të fundit

Vlorë/ Gjendet pistoleta me të cilën 17-vjeçarja qëlloi veten në shtëpinë e gjyshërve

Tre ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi vetëvrasjen, uniformat blu kanë gjetur armën e...

Siguria në burgje/ Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi mënyrat e ndryshme që disa individë, përfshirë figura të njohura të shoëbizit, përdoren për të hyrë...

Mbretëria e Bashkuar do të ulë moshën e votimit në 16 vjeç

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar se mosha e votimit do të ulet në 16 vjeç për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, në...

“Mos dilni lakuriq në rrugë”/ Qyteti spanjoll “10 mesazhe” për ata që duan ta vizitojnë

Qyteti i Malagës në Spanjë ka rikthyer këtë verë fushatën “Përmirëso sjellen tënde”, duke u bërë thirrje turistëve të sillen me respekt. Mes rregullave të...

‘Paketa e Maleve’/ Tabaku: Qeveria po shpërndan pasuritë natyrore për klientët e saj

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane në Kuvend, Jorida Tabaku, ka postuar në rrjetet sociale një tjetër reagim për hapjen...

Lajme të tjera

Web TV