Pranohet “Gjykimi i shkurtuar” për Alda Klosin, Rozeta e Havier Dobin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar dhe në datë 19 mars Prokuroria e Tiranës pritet të japë konkluzionet përfundimtare.

Klosi, ish- shefe e kabinetit të ish-zv. Ministrit Arben Ahmetaj akuzohet deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para OPGJ.

Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim. Për Alda Klosin hetimi pasuror është veçuar dhe po vijon hetimi.

Arrestimi i Alda Klosit u bë pasi ajo denoncoi sanitaren Rozeta Dobi se i kishte vjedhur një shumë prej 120 mijë eurosh në banesë.

Ndërkohë gjatë kontrolleve të mëvonshme në shtëpinë e pastrueses, janë gjetur veç 120 mijë eurove edhe një shumë tjetër prej 400 mijë eurosh në tubin e aspiratorit. Dobi deklaroi se edhe këto para i kishte vjedhur në shtëpinë e Klosit, e më pas se ja kishte dhënë vetë ish-zyrtarja, për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ish-bashkëshortin. Klosi nuk mund të justifikojë shumën e madhe të parave që kishte, e po ashtu dhe shumë prona që zotëronte./O.S

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV