Sam Asghari flet për divorcin nga Britney Spears: Kurrë nuk do të flas keq për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asghari e quan një “bekim” kohën e tij me yllin e popit, “ishte një bekim të isha në gjendje të ndaja jetën me dikë për një kohë të gjatë. Dhe njerëzit ndahen dhe njerëzit vazhdojnë”, thotë aktori, modeli dhe trajneri i fitnesit për People.

Asghari dhe Spears u martuan në shtëpinë e tyre në Thousand Oaks më 9 qershor 2022, por pak më shumë se një vit më vonë, Asghari paraqiti kërkesën për divorc, duke përmendur “dallimet e papajtueshme”.

Lajmi për ndarjen e çiftit erdhi mes raporteve të shumta për probleme në martesën e tyre, duke përfshirë një zënkë dhe akuza për pabesi. Përpara se të dilte lajmi për divorcin, ata të dy u panë duke mos mbajtur unazat e tyre të martesës.

Megjithë dinamikën e diskutueshme të raportuar mes të dyve në kohën kur Asghari paraqiti kërkesën për divorc, ai tha për “People” se “kurrë” nuk do të flasë keq për Spears.

“Gjithmonë i kam urryer njerëzit që largohen nga një marrëdhënie e caktuar- pasi i thanë njëri-tjetrit se e duan dhe u ulën në të njëjtën tryezë – dhe kur ndahen flasin keq për njëri-tjetrin. Kjo është diçka që nuk do ta bëj kurrë sepse nuk pata asgjë tjetër veçse një përvojë dhe një jetë të mrekullueshme”, u shpreh ai./E.Ç

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV