Kapsllëku kronik rrit rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje e rëndë e veshkave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personat me konstipacion (kapsllëk) kanë 13% më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje kronike të veshkave dhe 9% më shumë të ngjarë të zhvillojnë dështim të veshkave, sipas një studimi shkencor amerikan.

Pothuajse një në tre njerëz përjetojnë kapsllëk në një moment të jetës së tyre. Kapsllëku mund të ketë efekte të ndryshme shëndetësore, p.sh. rritjen e rrezikut kardiovaskular. Por është hera e parë që zbulohet një lidhje midis kapsllëkut dhe sëmundjeve të veshkave.

Botuar në Journal of the American Society of Nefrology (JASN), studiuesit, të udhëhequr nga profesori i nefrologjisë Ksaba Kovesdi i Qendrës Mjekësore të Veteranëve të Memphis, studiuan të dhënat për më shumë se 3.5 milionë njerëz me një moshë mesatare 60 vjeç, të cilët në fillim të studimi ata nuk kishin asnjë problem me veshkat.

Krahasuar me ata pa kapsllëk, pas një dekade, ata me kapsllëk treguan një probabilitet të shtuar për probleme me veshkat. Sa më i rëndë të jetë kapsllëku, aq më i madh është rreziku i sëmundjes kronike të veshkave ose dështimit të veshkave.

Mekanizmi biologjik që lidh kapsllëkun me veshkat mbetet i paqartë, por ka të ngjarë të përfshijë ndryshime në komunitetet mikrobike të zorrëve, të cilat mund të shkaktojnë inflamacion kronik që, nga ana tjetër, dëmton veshkat.

Studiuesit raportuan se trajtimi i kapsllëkut me ndryshime në stilin e jetës (dieta, etj.) dhe probiotikët mund të mbrojnë gjithashtu shëndetin e veshkave./E.Ç

Të fundit

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një...

Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga...

Skema Kombëtare, Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

Në Kavajë “Sacro e Profano” është një nga agroturizmat më të rinj në zonë, një investim i kuzhinierit Xhovani Ziu, i cili pas shumë...

Punonjësit e tenderëve do t’i nënshtrohen trajnimeve dhe certifikimeve me detyrim

Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në prokurimet publike, në bashkëpunim me...

Dhjetëra mijëra protestues pro Gazës në 40 qytete australiane dhe Danimarkë

Më shumë se 10 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze në Kopenhagen, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza...

Lajme të tjera

Web TV