Media franceze: Vizitoni Shqipërinë për pushime këtë vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Një risi e Ballkanit, me pasuri kulturore dhe peisazhe mahnitëse”

“Këtë vit, ekspertët e udhëtimeve kanë rekomaduar një turne në një destinacion kryesisht të panjohur, por shumë të bukur, Shqipërinë”. Kështu shkruan e përditshmja franceze  “L’Est Républicain”,  e cila e ka cilësuar vendin tonë, si një destinacion kryesisht të panjohur, por me plazhet po aq të bukura sa në Italinë fqinje dhe çmimet janë shumë më të lira. Prandaj, duhet të nxitoni për të vizituar këtë destinacion!

Ashtu si të gjithë vendet e Ballkanit, Shqipëria është një vend udhëkryq me një të kaluar të pasur. Romakët, grekët, bizantinët, osmanët…Në nivele të ndryshme, ata lanë pas një trashëgimi që mund të lexohet në “gurë” dhe zakone. Në këtë vend të vogël, ka shumë për të zbuluar!

Revista franceze vlerëson se vitin e kaluar, Shqipëria u kthye në një risi në mesin e udhëtarëve, një zbulim i vërtetë dhe një sukses, duke u shfaqur si një destinacion ndryshe.

Njëzet herë më e vogël se Franca, më pak se 29,000 km2, Shqipëria ofron një diversitet të jashtëzakonshëm gjeografik që pritet të zbulohet nga admiruesit e natyrës. Liqeni i Ohrit, malet e luginës së Vjosës dhe riviera e Jonit ofrojnë një panoramë mahnitëse. E pasur në kulturë dhe folklor, në Shqipëri mund të jetoni një përvojë të privilegjuar dhe të paharrueshme.

Shijoni një shëtitje me varkë në ujërat e lagunës së Parkut Kombëtar të Divjakës, i njohur si shtëpia e pelikanëve, një darkë folklorike apo një drekë me ushqime vendase. Gjatë vitit 2023 numri i turistëve francezë shënoi shifër rekord, duke arritur në rreth 127 mijë vizitorë nga Franca./O.S

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV