Si do quhet linja e re e transportit të gjelbër në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Urbani”, kështu do të quhet linja e re e transportit të gjelbër në Tiranë, një projekt ky që do të implementohet nga Bashkia Tiranë, me suportin e Bashkimit Europian dhe Gjermanisë. Detajet i dha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë prezantimit të projektit, teksa shtoi se do ketë 145 stacione që do të rimodelohen jo vetëm me brendin e ri “Urbani”, por edhe me tabelat elektronike, me parashikueshmërinë e çdo autobusi që vjen në stacion.

“Vizioni i një qyteti nuk është që çdo njeri, qoftë edhe ai me ndihmë ekonomike të blejë një makinë, por vizioni i një qyteti është që edhe i pasuri të përdorë transportin publik. E gjithë flota do të quhet “Urbani”, ky emër është për t’iu rikthyer atij brezi që ka pasur një nostalgji të përdorimit të transportit publuk dhe tashmë ne kemi filluar brendimin me kolegët e GIZZ. Tashmë 145 stacione do të rimodelohen jo vetëm me brendin e ri “Urbani”, por edhe me tabelat elektronike, me parashikueshmërinë e çdo autobusi që vjen në stacion, me një çip që do të ketë çdo autobus që të dimë sa km janë bërë, për efekt të informimit të qytetarit, por edhe për efekt të subvencionit që ne duam të japim eventualisht për të mbështetur transportin publik”, tha Veliaj./e.t

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV