“Kam menduar të vras veten”,Zamira Kita flet hapur me Edi Ramën: As vjehrri s’më pranonte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, aktorja Zamira Kita ka treguar fillimet e karrierës së saj, u ka rrëfyer se ka pasur shumë momente të vështira. Kita është shprehur se është dënuar nga sistemi komunist pasi bëri filmin e parë.

“Kam bërë një film në ’86, sapo kisha mbaruar shkollën në ’85. Ma quajtën ikje pa leje… me Piro Milkanin filmi i parë, ai më çeli rrugën se mua deri atëherë nuk më merrnin në filma. Goditje e madhe, vuajtje e madhe. Unë në çdo moment goditesha. E morën vesh që bëra filmin. E mbarova filmin “Eja”. U dënova 6 muaj në bujqësi sepse ika nga puna dhe bëra filmin. Çfarë pune nuk kam bërë në bujqësi, kam bërë plitharë, kam qëruar fasule, qepë nga barërat e këqija. Jam kthyer në Teatër sepse ndoshta ju duhesha. Fillova të bëj estradë, krijova emrin tim dhe fillova të krijoj karaktere që ndoshta dhe sot kujtohen. Me aktorë si Aleko Prodani, Arben Dervishi. Fitova eksperiencë nga ta, filluan të më fusin nga pak në komedi, gjithmonë duke më luftuar. Isha gati për të dalë në shfaqje dhe vinin e shikonin shfaqjen e thoshin jo nuk do të jetë kjo. Në prova më hiqnin”, ka treguar aktorja. 

Aktorja rrëfueu më tej se këto kanë qenë momente shumë të vështira dhe qante shumë. Ajo tha se ka menduar edhe të vrasë veten.

“Qaja. Murit me kokë nuk i kam rënë por që të vras veten më ka shkuar në mendje. Sidomos në emërimin në fshat, një nga goditjet më të mëdha. Sidomos pastaj në njohjen time me Benin. Kam luftuar shumë që sot unë mundem të vendos se dua të bëj atë që dua. Kemi vuajtur të dy. Pas 14 vitesh jemi martuar”, tha ajo. 

Aktorja tregoi edhe marrëdhënine me vjehrrin e tij, ku u shpreh: “Po pse ma kujton. Ai e pati shumë të vështirë për faktin që isha aktore, jam 4 vjet më e madhe se Beni. Më pas ai donte, por karakteri i tij nuk e lejonte që të më fliste. Më pas ai ndërroi jetë pa më takuar kurrë. Ky është një nga pengjet e mi më të mëdha. Ai e kuptoi se sa e mirë isha unë për Benin, sa e doja, por ishte pak i vështirë në karakter”./O.S

Të fundit

Sfida e Inteligjencës Artificiale vjen nga Kina

Vitin e kaluar, mes bujës së shkaktuar nga ardhja e ChatGpt, një gazetë e qeverisë kineze u përpoq të...

Blinken: Dërguam armë në Ukrainë para se të niste lufta

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin furnizuar me armë autoritetet ukrainase edhe para fillimit të luftës. Ai...

Shenohen 19 gola në 6 ndeshje, Siti fiton serish.

Janë luajtur gjashtë ndeshje të vlefshme për javën e 20-të të Premier Ligë. Vetëm Totenhem dhe Njukasëll u përballën në orën 13:30, ndërsa takimet...

“Erdhën në mesnatë, të armatosur me shkopa bejsbolli”

Një sherr masiv ndodhi në Gjashtë të Sarandës më datë 1 janar 2025, ku u përfshinë katër punonjës policie, të gjithë vëllezër. Pala e...

Debati mbi ndikimin e rrjeteve sociale/ Ka më shume rëndesi si i perdor

Në debatin e përhershëm mbi ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor, shpesh neglizhohet një aspekt shumë i rëndësishëm: si i përdorim ato. A...

Lajme të tjera

Web TV