“21 Janari”, Ngjela: Vendimi që mund ta zhdukë përgjithmonë nga politika Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plot 13 vite më parë u ekzekutuan nga armët shtetërore 4 qytetarë të pafajshëm gjatë një proteste në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa drejtësia dënoi minimalisht vetëm dy persona, ndërsa ata që urdhëruan krimin nuk u hetuan kurrë.

Sipas avokatit Spartak Ngjela, ishin provat që përmendi Strasburgu që detyruan Gjykatën e Lartë që të urdhëronte Prokurorinë e Posaçme që të regjistrojë procedimin penal për të hetuar masakrën e 21 janarit 2011. Vendimi i fundit i Gjykatës së Strasburgut për Aleks Nikën, thotë se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet. Pra Strasburgu i dha një goditje tronditëse Sali Berishës dhe çetës së tij që zbatuan urdhrat për vrasjet në 21 janar.

Gjykata kujton momentin kur Berisha doli e fliste për çadra pistoletë e thika me helm. Po ashtu përmend presionet ndaj Prokurores së Përgjithshme të asaj kohe Ina Rama. Për Ngjelën, mbetet të shihet si do të shkojë procedura, por në fund sipas tij, SPAK do shkojë drejt dhënies së një drejtësie për fajtorët. “Do ta merrte sepse është goditur ndërkombëtarisht nga gjykata ndërkombëtare. Të shohim se si do të eci procedura , mendoj se do shkojë drejt dhënies së një drejtësie për fajtorët. Duhet që të shohim kur të filloj procedura”, u shpreh avokat Spartak Ngjela.

Vendimi që e “zhduk” përgjithmonë nga politika Berishën

Nga ana tjetër, z.Ngjela ka folur dhe  për vendimin e GJKKO, e cila rrëzoi dje kërkesat e Berishës dhe Malltezit për revokim të masës së sigurisë. Ata do të mbeten sërish në arrest shtëpie për aferën e ish kompleksit ‘Partizani’. Pikëpyetja në këtë mes është se a do ta humbë Berisha mandatin e deputetit nëse përmbushjen 6 muaj. Sipas Ngjelës, ka vetëm një rast  ku Berisha merr fund dhe nuk mund të jetë më deputet.

Lexo edhe :  Dy demokratët japin sinjalin e bashkimit: Kështu i bëjmë mirë PD-së

Ai thotë se Berisha do të shkoj në gjyq para se të kalojë 6 mua. Sipas tij, nëse e dënon SPAK me burg, qoftë edhe 2 vite ai merr fund dhe nuk mund që të jetë më deputet. “Ai rrezikun se ka tek këto, sepse ai edhe mund ta fitoj gjyqin sepse është i izoluar, nuk është se ka shprehur vullnet për të mos shkuar. Nuk e dimë se si do ta konsiderojë gjykata nëse shkon kjo në gjykatë, mungesë me arsye ose jo. Ai do të shkoj në gjyq para se të kaloj 6 muaj, nëse e dënon SPAK me burg, qoftë edhe 2 vite ai merr fund dhe nuk mund që të jetë më deputet”, u shpreh Ngjela. Nga ana tjetër, avokati i pyetur nëse do të ketë një fillim të trajtimit konkret të dosjes “Partizani”, u shpreh se po pritet gjykimi.

Gjithashtu ai tha se kur të dale në gjyq do të shohim nëse drejtësia do ta dënojë Berishën. Gjithashtu Ngjela është pyetur se çfarë po ndodh me Ilir Metën pasi ai deklaroi pak ditë më parë se nuk mban përgjegjësi për periudhën që nuk ka qenë kryetar I LSI, duke shitur në këtë mënyrë edhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Ngjela u shpreh se: Përgjegjësia është personale. Ky është ligji penal, si këtu dhe në të gjithë botën.” Nga ana tjetër, avokati u pyet dhe se si e sheh që PS po bashkëpunon me Rithemelimin e Berishës? Ai tha se: Vetëm fjalë ka. Nëse nuk del se çfarë është biseduar atëherë është e kot të flasim.”/ O.S

Të fundit

Gjermania nuk jep më armë për Izraelin

Vendimi i izraelit për të pushtuar Gazën, ka nxitur reagime të forta rreth botës, me shumicën e vendeve qe...

Gjykata Kushtetuese sjell “3 rregulla të reja loje” për Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendosi t’i jap afat shtesë prej 30 ditësh deputetëve për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Në përgjigje të kërkesave të PDK dhe LDK...

Poja e “gradoi”, Juxhin Drazhi prangoset nga Interpoli në Spanjë

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), është prangosur nga Interpoli...

Spektakolare! Barcelona ‘prenoton’ sulmuesin e madh për 65 mln euro

Barcelona pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e verës 2026 dhe në qendër të planeve të saj është sulmuesi anglez...

Prostitutat në Tiranë, shtohen rastet e infektimit nga HIV/AIDS

Shoqata e pacientëve me HIV/AIDS jep alarmin për rritjen e rasteve me HIV/AIDS në Tiranë dhe qytetet bregdetare, nga vajzat e huaja që vijnë...

Lajme të tjera

Web TV