Përfshihet nga flakët gjykata në Kosovë, ja për çfarë dyshohet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Themelore në Kaçanik të Kosovës është përfshirë nga zjarri në orën 03:55 të së mërkurës.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se zjarri është lokalizuar dhe si pasojë e tij janë dëmtuar dy zyra të kësaj Gjykate.

“Ju njoftojmë se me datën 13.03.2024 rreth orës 03:55 kemi pranuar një informatë se në Objektin e Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik ishte një zjarrvënie.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të Zjarrfikësve të cilët rreth orës 04:40 kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate”, ka thënë ai.

Veseli ka sqaruar se dyshimet e para janë që ngjarja ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme nga tre persona të cilët ende nuk janë identifikuar

“Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e stacionit të Kaçanikut e më pas edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet intensive.

PAMJET/ Merr flakë gjykata në Kosovë, dyshohet se tre

/O.S

Të fundit

“Jeta jonë është një shfaqje”, Nicole Kidman refuzon idenë e një filmi me bashkëshortin!

Nicole Kidman nuk ka plane të bashkëpunojë me bashkëshortin e saj Keith Urban në ekranin televiziv. Kur u pyet...

Prizren, akuzohet për përdhosje të Kuranit, nisin hetimet për të dyshuarin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të martën kundër një të dyshuari, i cili akuzohet për nxitje të përçarjes për shkak se kishte...

10 arsye pse qentë janë të mirë për shëndetin tuaj

Qentë tanë mund të na bëjnë të ndihemi më mirë. Ato zvogëlojnë stresin, diagnostikojnë sëmundjet dhe na mbajnë të shëndetshëm. Ja 10 përfitime që...

Starmer dënon bllokadën në Gaza: Niveli i vuajtjes është i papranueshëm

Lideri i Laburistëve dhe kryeministri i Britanisës së Madhe, Sir Keir Starmer, ka kritikuar qasjen e Izraelit ndaj Gazës gjatë një fjalimi në Dhomën...

Firma është pak orë larg, Milani zgjedh drejtorin sportiv shqiptar!

Ish-futbollisti shqiptar, Igli Tare, po shkon drejt zgjedhjes si drejtor sportiv i ekipit të Milanit. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas...

Lajme të tjera

Web TV