Sara reagon pas komenteve në rrjetet sociale: Më kanë shtuar të dashur që nuk i njoh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sara Gjordeni ka reaguar me një postim në Instagram, ku ka me mijëra ndjekës. Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 duket të jetë lodhur nga komentet e akuzat në rrjete sociale dhe pretendon se po abuzohet me emrin e saj.

Postimi i plotë:

“E kuptoj qartë që jam njeriu më i përfolur i momentit. Dhe kjo vjen me pasoja. Vërtet kam bërë deklarata të forta, por sepse më është kërkuar të flas për të kaluarën time. Askush nuk ka aq guxim të gënjejë në televizone aq të ndjekura sepse i bie do kishte probleme të mëdha mendore.

Dhe unë të nderuar komentues kam kaluar 100 teste nga psikologia e Big Brother. Jam totalisht top. Mos e vrisni nga kjo anë.

Tjetër gjë që jam e guximshme si dreqi. E tjetër që merren titujt dhe për t’u hapur lajmi shkruhet në mënyrë skandaloze që të tërhiqet vëmendja.

Sa për emisionet. Kam një kontratë që duhet ta respektoj dhe t’i frekuentoj. Se të ishte për mua rrija ngrohtë në krevat.

Në kurrizin tim po abuzohet në mënyrë makabre.

Më kanë bërë isha meshkuj që as i njoh. Duke nisur nga Silvi, duke përdorur familjen time.

E kam të faktuar nga njerëz të fushës që media e shkruar po bëjnë miliona në emrin tim. Për familjen dhe sakrificat kanë folur edhe banorët e tjerë, por po shfrytëzohet dhe keqpërdoret vetëm emri im. Gjejeni pse…

Figura ime si femër dhe morali im është përdhosur dhe orientuar negativisht nga persona të caktuar që problemet i kanë personale me mua.

Të dini diçka, që nga dita që kam dalë e deri më sot, nuk kam derdhur asnjë pik lot. Përkundrazi. I kam dhënë forcë nënës sime, Lunës, Bardhit, nënës së tij, motrës, vëllait etj.

Lexo edhe :  Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Nuk më rrëzoni dot. As me tituj. As me komente. As me akuza. As me fyerje. Luna ka rritur bishë, jo ngordhalaqe”./E.Ç

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV