Covid-19/ Nxorri lojtarët në park për stërvitje, Mourinho pranon gabimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Unë pranoj që sjellja ime nuk ishte në përputhje me standardet e përcaktuara nga masat e qeverisë,”- ka thënë trajneri i skuadrës së Tottenham, Jose Mourinho.

José Mourinho e pranoi gabimin e tij, pasi u pa të martën në një park të Londrës në veri duke drejtuar një seancë stërvitore për një grup të vogël lojtarësh nga skuadra e Tottenham. Pas qortimit të klubit anglez, trajneri portugez ka lëshuar një deklaratë për të pranuar se ai nuk jetoi deri në këtë fazë të izolimit.

“Unë pranoj që sjellja ime nuk ishte në përputhje me standardet e përcaktuara nga masat e Qeverisë dhe unë e di se ne duhet të jemi në kontakt vetëm me anëtarët e rrethit tonë familjar në shtëpi,”- tha ai.

“Është thelbësore që të gjithë të bëjmë pjesën tonë dhe të ndjekim këshillat për të mbështetur heronjtë tanë në shëndetin publik dhe për të shpëtuar jetë. “-shtoi tekniku portugez.

Media të ndryshme britanike i bënë jehonë trajnimit të Mourinho së bashku me të rinjtë Ryan Sessegnon, Tanguy Ndombelé dhe Davinson Sánchez jashtë. Të tre lojtarët u shfaqën duke vrapuar, ndërsa ai kontrollonte kohën me një kronometër.

Sipas rekomandimeve të qeverisë Boris Johnson, daljet në rrugë duhet të kufizohen për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Në rast se është thelbësore të dilni, duhet të mbani një distancë prej dy metrash me njerëzit e tjerë. Autoritetet lejojnë njerëzit të shkojnë në shëtitje ose të ushtrojnë një herë në ditë, për sa kohë që ata mbajnë një distancë të sigurt raporton Lavanguardia/Fjala.al/

Të fundit

U nis me jaht luksoz për në Mykonos, por u zhduk! Asnjë gjurmë për biznesmenin e njohur

Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për Halit Yukay, një biznesmen 43-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur pasi varka me të...

Sezoni i milionerëve, të bëhesh i pasur me bukë, gjalpë e reçel

Nga Leonard Veizi Bukë me gjalpë e reçel hanim në mëngjes, një herë e një kohë, në kampin e pionierëve, kur shkonim për pushimet verore,...

Ekstremet e motit përfshijnë Azinë/ Qindra të vdekur nga përmbytjet dhe i nxehti

Ndërsa reshje të rrëmbyeshme godasin Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Indisë, një valë përvëluese e të nxehtit ka përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut,...

A ishte tradhtar Mbreti Zog?

Alban Daci Analiza tipike  e optikës komuniste të histografisë ndaj Zogut që e analizojnë si tradhtar për 7 Prillin dhe po ashtu edhe për marrëdhëniet...

Kroacia teston dronin revolucionar që do të modernizojë luftimin

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka ndarë një video në rrjetet sociale ku paraqitet përdorimi i dronëve luftarakë FPV gjatë një stërvitjeje të...

Lajme të tjera

Web TV