Jo, 5G nuk të sëmur nga COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes shumë budallallëqeve që janë shpërndarë për Covid-19 është dhe një teori e dytë ku teknologjia 5G do të shtonte rrezikun për të infektuar.

Ja përse nuk është e mundur:

Që budallallëqet të marrin këtë lloj përmase në këtë periudhë të pandemisë së Covid-19 tashmë e qartë dhe për qeveritë, e cila prej pak kohësh Instituti i Bashkimit të Ekspertëve është ngritur për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme. Mes lajmeve false që xhirojnë kohët e fundit është ai që sheh për protagonist teknologjinë 5G, i cili do të zëvendësojë me shpejtësi të madhe aktualin 4G LTE: Sipas konspiracionistëve 5G do të ndihmonte transmetimin e Coronavirus “Sars-Cov-2”.

Teoritë e komplotit qartësisht ndahet në dy drejtime: Dikush që mbështet se 5G do të ulte mbrojtjen imunitare duke bërë që njerëzit të infektoheshin më lehtë, ndërsa teoria e dytë ka të bëjë me atë që e njëjta teknologji na mbron nga virusi.

Shkencëtarët i kanë idetë e qarta dhe i kanë përkufizuar këto teori “dëme biologjikisht të pamundura”.

Ideja që 5G do të ulë mbrojtjen imunitare nuk qëndron” shpjegon Simon Clarke, profesor në mikrobiologjinë qelizore në universitetin Reading në Britaninë e Madhe. Në përgjithësi prania e valëve rrezatuese me frekuencë të lartë mund të ndikojë në fiziologjinë tonë duke e ngrohur trupin tonë dhe duke forcuar njëkohësisht edhe sistemin imunitar; Megjithatë valët 5G kanë frekuenca në shumicën e rasteve shkojnë nga 3 në 30 GHZ dhe fuqia në lojë, sipas shumicës së studimeve të bëra deri më tani nuk janë të mjaftueshme për të dëmtuar qelizat (përkundrazi, psh, për si ndodh me rezet e diellit apo rrezet X)

Për sa i takon teorisë mjaftueshmërisht sureale, sipas të cilës virusi do të transmetohej përmes 5G ekspertët flasin qartë: “Pandemia aktuale shkaktohet nga një virus që transmetohet përmes rrugëve të frymëmarrjes”, – shpjegon Clarke. “E dimë që funksionon kështu, e kemi studiuar virusin në laborator. Virusi dhe valët elektromagnetike të përdorura në celular funksionojnë në mënyrë tërësisht të ndryshme”.

Lexo edhe :  Turqia hyn në Evropë, përfundon blerjen e Piaggio Aerospace italiane

Këto teori pa baza shkencore për fat të keq kanë hyrë në mendje të shumicës, deri në atë pikë sa ta bëjnë dikënd të shkojë të djegë antenat 5G në Britaninë e Madhe, në zonën e Birmingamit dhe Merseyside. Teoritë e komplotit rreth 5G-së gjithsesi nuk janë rrjedhojë e Covit-19 por ekzistojnë paqartësi të ndryshme prej kohësh; më e famshmja teoria që 5G shkakton kancerin; apo dhe ajo tjetra, pak më makabre që fajëson 5G për vdekjen e zogjve të ndryshëm.

Burimi: https://www.focus.it/

Përgatiti. L.Veizi/Fjala/

Të fundit

Noizy ndalohet në aeroportin e Zvicrës, i anulohet koncerti

Noizy ishte parashikuar që mbrëmjen e së shtunës të performonte në një nga klubet në Zyrih të Zvicrës. Por,...

Interi ka dy emra në mendje në rast se largohet Sommer

Inter po mban nën vëzhgim portierin e Atalantas, Marco Carnesecchi, mes thashethemeve se Yann Sommer mund të largohet nga klubi këtë verë. Sipas asaj...

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik…

Prodhimi vendas i energjisë nuk mjafton për të siguruar furnizim pa ndërprerje për qytetarët dhe bizneset. Vetëm për muajin korrik Korporata Elektroneregjetike ka blerë...

Thellohet tragjedia në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të Teksasit ka arritur në 69, sipas një raporti të ri nga autoritetet...

Lorent Nake rikthehet në krye të burgut të Drenovës

Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm të burgut të Drenovës, Fatjon Fasho, ministri i Drejtësisë nuk ka vonuar emërim e drejtorit të ri të...

Lajme të tjera

Web TV