Marrëveshja PS-PD,reagojnë ndërkombëtarët/ Nga Ambasada Amerikane tek ajo Gjermane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Ambasada Amerikane në një postim në “X” mirëpret këtë vendim, teksa inkurajon deputetët për një përkushtim ndaj demokracisë.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar“, shkruan Ambasada Amerikane në “X”.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili vlerëson përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes.

“Përshëndes vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit dhe vlerësoj lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes”, shkruan ambasadori i BE-së.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith, në “X” shkruan se është i kënaqur për këtë progres që u arrit.

“E di që kompromiset politike janë të vështira dhe kërkojnë guxim dhe vendosmëri. I kënaqur që shoh progresin e vazhdueshëm sot drejt kthimit të një parlamenti normal, funksional, i cili është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe perspektivës së ardhshme të Shqipërisë”, shkruan ambasadori Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith.

Ambasada Gjermane në postimin e saj në Facebook, shkruan se arritja e Marrëveshjes Konferencës së Kryetarëve është një shenjë inkurajuese për procesin demokratik.

“Ambasada Gjermane mirëpret marrëveshjen për rifillimin e aktivitetit konstruktiv të Kuvendit me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike të përfaqësuara. Kjo është një shenjë inkurajuese për procesin demokratik dhe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qytetarët/et me të drejtë presin që parlamenti i tyre të bëjë të mundur, që shkëmbimi dhe gara e ideve të ndryshme të zhvillohen paqësisht dhe në përputhje me rregullat. Vetëm në këtë mënyrë Parlamenti mund të përmbushë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në interes të qytetarëve të përfaqësuar nga deputetët”, shkruan Ambasada Amerikane./O.S

Lexo edhe :  Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në qarkun e Vlorës, KAS vendos hapjen e një kutie

Të fundit

Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, reagon Elvis Pupa: Nuk më keni borxh asgjë

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka reaguar sërish në rrjetin e tij social Instagram, lidhur me akuza...

70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

70 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet mbështetëse të vitit 2025. Aplikimet e Skemës Kombëtare ishin të hapura në periudhën 14...

Blue Star, ushtria indiane luftë të përgjakshme ndaj komunitetit sikh në Tempullin e Artë

3 qershor 1984 Në 3 qershor të të vitit 1984 nisi një Operacion i njohur si “Blue Star”. Ishte një ndërhyrje ushtarake e kryer nga...

Dumani: Hera e parë që shqiptarët fokusohen te drogërat sintetike

Për herë të parë, vihet re një “orientim” drejt drogërave sintetike të shqiptarëve që merren me trafikimin e lëndëve narkotike. Është ky rasti më...

Nga rreziku në mundësi: roli i sigurimit në hoteleri

Nga Avni Ponari CEO i SIGAL INSURANCE GROUP Sezoni turistik po afron. Shifrat e viteve të fundit rrisinpritshmërinë për një verë dinamike, si në bregdet ashtu...

Lajme të tjera

Web TV