A po luan Egla Ceno në BBVIP, apo këtë karakter ka? ja çfarë thot kolegu i saj, Vis Pupa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur dhe ish-banor i Big Brother Vip 2, Elvis Pupa, ishte sot në ‘Fun Club’ përmes një lidhjeje me Skype. Si një koleg i Egla Cenos, me të cilën kanë pasur disa skeçe që publiku i ka përqafuar shumë, ku luanin rolin e çiftit, ai ka folur pak më shumë për lojën e saj në shtëpi.

Visi tha se nuk dëshiron që të futet në jetën private të njerëzve, por Egla si kolege sipas tij është një njeri shumë korrekte dhe e saktë.

Ndërkohë duke folur për situatën në shtëpi, ai tha se ka disa norma shoqërore që duhen respektuar, por nuk përmendi emri dhe nuk u pozicionua krah ndonjë banori, apo kundër.

Pjesë nga intervista:

Vis Pupa:  Ne edhe BB e bëmë alla shqiptarshe… por kjo nuk më takon mua ta vendos. Unë si publik shoh disa personazhe publik, se termin BIG unë nuk e kuptoj dhe nuk e shpjegoj dot, që kanë një karrierë artistike të caktuar në skenë, në momentin që dalin para publikut ato influencojnë. Sesi zgjedh, është e drejta e gjithsecili, port shoqëria ka krijuar disa norma që të përshtatemi në shoqëri dhe nuk themi dot unë kështu jam. Nëse nuk përshtatesh dot në komunitet, shko jeto në pyll.

Po luan Egla?

Vis Pupa:  Unë merrem me fenomenin, mu më shqetëson fenomeni… unë kam punuar me Eglën, në punë ka qenë shumë korrekte, shumë profesioniste. Në punë e respektoj, ka qenë shumë korrekte, shumë e saktë. Nuk futem në jetën private.

Ka pasur shpërthime gjatë punës?

Vis Pupa:  Unë nuk jam psikolog, por shpërthime gjatë punës janë shumë normale./O.S

Të fundit

Vjena është shpallur si utopia e qiramarrësve – ja pse

Justin Kadi Kur bëhet fjalë për shembuj model në debatin për strehimin, Vjena është shpesh një pikë referimi. Kryeqyteti austriak...

Homazhe për kapitenin Arben Anamali, bashkëshortja rrëfehet mes lotësh: Dhimbje e madhe

Këtë të premte po zhvillohen homazhe në nderim të kapitenit Arben Anamali i cili humbi jetën në ujërat e Liqenit të Shkodrës teksa po...

Kokalari: Disa pyetje që kërkojnë përgjigjie, për flokët e Ervin Salianjit

Ervin Salianji, gjatë kohës që ka qenë në burg, ka mbjellë flokët dhe ka rregulluar dhe hundën. Këto operacione kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh, pasi...

Tre javë me qira në Tiranë, ikin pa paguar/ Pronari: Turistët më shkatërruan shtëpinë!

“Ata e shkatërruan apartamentin tim dhe ikën pa paguar”. Kjo është historia e Eron Pulajt, një sipërmarrës shqiptar dhe pronar i disa apartamenteve në...

Elbasani digjet, Rama ‘përvëlon’ Llajtën: Bari te varrezat ka potencialin të bëhet kallam

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të forta për kryetarin e Bashkisë së Elabasnit në lidhje me zjarrin në varreza dhe problematikën e mbetjeve. “Bari...

Lajme të tjera

Web TV