Marrëveshja përçan Rithemelimin! Shtohen zërat kundër Bardhit, Sula: Është bërë një dëm..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashnor Sula i rreshtohet zërave kritikë, duke paralajmëruar edhe divorcin me Partinë Demokratike në rast se hapësirat për debat ngushtohen brenda oborrit të demokratëve.

Sula: Nëse do shikoj që është e pamundur bashkëjetesa me grupin parlamentar apo brenda strukturave të Partisë Demokratike, ku mund të mbyllen hapësirat e zërit dhe debatit, sigurisht do rishikoj dhe unë qasjen time si opozitar, me forca të tjera opozitare progresiste.

Revolta e deputetit demokrat vjen për rrugën që Gazment Bardhi me bekimin e Sali Berishës ndoqi për të arritur dakordësinë me socialistet për komisionet hetimore.

Sula: PS dhe Rama çfarë po na jep ne s’po na jep asgjë, ne po marrim ato ç’ka na takojnë na i jep kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit për komisionet hetimore. Por dëmi është bërë i madh.

Por, Luan Baçi mendon ndryshe. Ai sheh vetëm anën e mirë të medaljes, duke nisur me njohjen e grupit të Rithemelimit, si faktori kryesor opozitar në Kuvend.

Baçi: Kanë pranuar në konferencë kryetarësh zotin Bardhi si kryetar te grupit parlamentar të PD e kryetar profesor doktor Sali Berishën e theksoj këtë. Ky është përfaqësimi, realiteti politik i ri i krijuar.

Shqetësim i deputeteve kritik është se opozita pranoi të hetojë shumicën me rregullat e kësaj të fundit, duke rrëzuar poshtë gjithë betejën 5 mujore.

Sula: Që do të thotë nëse ky ligj për komisionet hetimore që u dekretua nga Presidenti i Republikës dhe ne e kemi çuar në Gjykat Kushtetuese nuk do rrëzohet këtu pastaj bie gjithçka dhe kjo për mua është shqetësuese.

Baçi: Nëse Gjykata Kushtetuese e le në fuqi do pranojmë ça thotë Gjykata, por duke e kontestuar gjithmonë, ky ligj që keni miratuar mbron të korruptuarit.

Lexo edhe :  Sondazhi/ Partia Demokratike rezultat më të keq se në vitin 1997

Dashnor Sula nuk është i vetmi zë kritik në grup, Ervin Salianji dhe Tritan Shehu ka shprehur rezervat e tij për dakordësinë e arritur që fiku aksionin opozitar./O.S

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV