Belgjikë/ Shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantit, 2 të vrarë dhe 3 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një oficer policie u vra sot në Charleroi, në jug të Belgjikës, gjatë një hetimi për një rast të trafikut të armëve dhe drogës. Nga shkëmbimi i zjarrit është qëlluar për vdekje edhe i dyshuari, ndërsa dy policë të tjerë janë lënduar dhe njëri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Siç deklaroi prokurori i Charleroi, Vincent Fias, ngjarjet u zhvilluan rreth orës 6.30 të mëngjesit, kur një grup i forcave speciale të policisë federale shkuan për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit. Ky i fundit qëlloi në drejtim të policisë me armë policinë, duke u fshehur pas një dere.

Një nga policët u vra në vend. I dyshuari është gjetur i plagosur brenda shtëpisë, ndërsa ka ndërruar jetë pak orë më vonë në spital. Prokurori tha se oficerët po vepronin si pjesë e një hetimi për “trafikun e drogës, kontrabandimin e automjeteve dhe armëve”.

Kryeministri belg Alexandre de Croix dhe ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e policit 36-vjeçar që u vra./O.S

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV