Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Ardian Nikulajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën masa të rrepta sigurie, është paraqitur këtë të Mërkurë në Gjykatën e Lezhës portugezi i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Siç raporton gazetari i Klan News Martin Marku, është lënë në fuqi masa e “arrestit me burg” për Ruben Saraivën.


Kujtojmë se seanca e caktuar më 11 Mars u shty për arsye se avokati i Saraivës nuk ishte njohur me fashikullin e dosjes hetimore. Avokati Kujtim Cakrani bëri me dije se nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë klientin e tij si autor të vrasjes së biznesmenit. Sipas tij, policia dhe prokuroria kanë më shumë dyshime, sesa prova.

Edhe sot ai pretendon se Prokuroria ka vetëm një dëshmi të një gruaje e cila siç deklaron ai, është marrë në pyetje në gjendje të rënduar psikologjike dhe pa prezencën e avokatit. Çështja ndaj Saraivës do të apelohet në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 Prill të vitit të shkuar rreth orës 13:30 brenda lokalit në pronësi të Nikulajt, në Lezhë. Ky i fundit ishte i ulur në një nga tavolinat, kur autori futet brenda dhe e qëllon 7 herë në kokë dhe trup. Arrestimi i Saraivës u bë i mundur rreth një muaj më vonë në Marok.

Saraiva erdhi në Shqipëri në 14 Shkurt të 2023 dhe sipas Policisë dhe Prokurorisë së Lezhës për të finalizuar planin e thurur dhe financuar nga Edmond Haxhia, tashmë i arrestuar në Britani, të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Të dhënat e mbledhura nga grupi i hetimit treguan se gjatë përgatitjes për të kryer ngjarjen, ai u bë pjesë e komunitetit në Shkodër dhe Lezhë, duke mësuar shqip dhe bërë humor me qytetarët e zonës.

Lexo edhe :  89-vjetori i lindjes, Akademia e Shkencave të Shqipërisë uron Rexhep Qosjen

Në kërkim si një nga bashkëpunëtorët kryesore të ngjarjes, mbetet ende shtetasi anglez, Harry Simpson, i cili u lagua nga Rinasi me destinacion Anglinë. Në Angli ndodhen të ndaluar dhe kanë nisur procedurat e ekstradimit, 4 nga autorët e ngjarjes, 3 britanikët vëzhgues dhe Edmond Haxhia. Autoritetet thonë se ngjarja kishte motiv gjakmarrjen./O.S

Të fundit

Albin Kurti ngre alarmin: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për...

Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar

Ilir Yzeiri Të gjithë studiuesit që merren me natyrën e konflikteve dhe origjinën e luftërave, e kanë të vështirë të shpjegojnë deri në fund se...

Masakra e Iasit: një nga krimet më të mëdha kundër hebrenjve në Evropën Lindore

26 qershor 1941 Më 26 qershor 1941, në qytetin Iasi të Rumanisë, autoritetet rumune, të mbështetura nga ushtria dhe policia, nisën një nga reprezaliet më...

Shëngjin/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Një incident i rëndë është shënuar këtë mesditë në zonën e Ishull Shëngjinit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar...

Mbytet një turist i huaj në plazhin e Zvërnecit në Vlorë

Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Bëhet me dije se turisti ka humbur...

Lajme të tjera

Web TV