Zelanda e Re po bën ndaj koronavirusit atë që shumë vende e kërkojnë me shpirt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zelanda e Re është duke bërë atë që shumë vende e kërkojnë me shpirt për ta arritur në luftën ndaj koronavirusit.

Ky vend për katër ditë rresht ka raportuar vetëm shifra në rënie të rasteve të reja me Covid-19.

Deri më tani numri i rasteve të përgjithshme në këtë vend është 1,239, ku është shënuar vetëm një vdekje, ndërsa 14 persona janë të shtruar në spital dhe 317 të tjerë janë shëruar nga koronavirusi.

Zelanda e Re është një vend i vogël me më pak se 5 milionë banorë, dhe masat e marra nga qeveria duket se kanë rezultuar të suksesshme, transmeton CNN.

Por cilat janë arsyet që Zelanda e Re ka një numër kaq të vogël të prekurish me koronavirus?

Zelanda e Re ka marrë masa shtrënguese të jashtëzakonshme duke bllokuar prej kohësh kufijtë që nga data 20 e muajit të kaluar.

Sipas qeverisë çdo zelandez që kthehet nga vendet e tjera do të duhet të kalojë 14 ditë në karantinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Gjithashtu Zelanda e Re në luftën ndaj koronavirusit ka pasur dy avantazhe; shtrirjen gjeografike dhe marrjen në kohë të masave parandaluese.

Reagimi i qeverisë zelandeze ndaj Covid-19 është një leksion për lidershipin botëror sa i përket menaxhimit e krizave.

“…Do të thotë që plani ynë po funksionon”, u shpreh sot kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern në një fjalim përpara mediave.

Të fundit

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,”...

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë grave të drejtën e votës...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Lajme të tjera

Web TV