Seanca plenare/ Grupimi Berisha rikthehet në Parlament, Basha del i tepërt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD Lulzim Basha është përjashtuar nga seanca pasi ka bllokuar foltoren duke mos pranuar ta lirojë edhe pas paralajmërimeve të kryeparlamentares Lindita Nikolla. “Mos bllokoni foltoren. Do ju përjashtoj nga seanca”, tha kryeparlamentarja Nikolla, e cila më pas ka marrë vendimin për përjashtimin e Bashës.

Ndërsa Rithemelimi i Sali Berishës falë një marrëveshje, e cila nuk pranohet nga palët se është marrëveshje, është rikthyer në Kuvend duke hequr dorë nga “zhurmuesi”, Lulzim Basha ka bërë sjellje “protestuesi” në sallën e Parlamentit këtë të enjte. Duket si një lojë pink- pongu. Kur Bardhi me Berishën nuk lejonin zhvillimin normal në Parlamntit, Basha dhe Alibeaj nuk e pranuan këtë formë, ndërsa dje në Parlament pamë një sjellje tjetër të tyre, duke u munduar të bllokonin punimet, por që u ndjenë të vetëm dhe nuk mund të finalizonin asnjëgjë. Nga fjalimet konstruktive kaloi në tone të ngritura për t’i kërkuar Partisë Socialiste vijimin e bashkëpunimit. “Hiqni dorë për një moment nga agjendat tuaja partiake dhe jepni shqiptarëve deri në fund të këtij muaji një komision të reformës zgjedhore me parametrat siç kanë qenë gjithmonë dhe me një vendimmarrje që gjenden aty tash dy vjet dhe mos përsërisni skandalin e 2008”, është shprehur Basha. elisa Spiropali i ësht kundërpërgjigjur sikur Basha ka qenë inekzistent në politikë. “Nuk mund të vish pas 18 vitesh dhe të kujtohesh këtu se nuk je pjesë e këtij sistemi”, tha Siropali. Në replikë, Basha tha se: “Ka të drejtë zonja ministre, se kemi ngritur zërin atëherë. Duhet të kemi sinqeritet. Unë atëherë kamë kërkuar ndjesë, por po e kërkoj edhe sot si kryetar i PD Gazment Bardhi ishte ulur në krah të Lulzim Bashës por nuk shkëmbyen asnjë fjalë. Edhe replikën ndaj ish-kryetarit zgjodhi ta bëjë nga foltorja e Kuvendit”. Nënkryetari i Rithemelimit, por që ka marrë edhe frenat në dorë tha se për dështimin e Reformës Zgjedhore do të mbajnë përgjegjësi nga i pari tek i fundit. “Koha kur ju nxisnin opozitën të bojkotonte Kuvendin të ndiqte mandatin dhe opozita të shkonte mbrapa duke bojkotuar Kuvendin, duke djegur mandatet, është e shkuara e grupit parlamentar të PD. Ky kuvend duhet të mbajë përgjegjës nga i pari te i fundit për dështimin e reformës zgjedhore”, tha ai. Basha kërkoi të ishte protagonisti i seancës plenare duke bllokuar foltoren e Kuvendit, por kuptoi se toleranca me të cilën e kishin trajtuar deri më sot socialistët kishte mbaruar. Kështu provoi shijen e përjashtimit nga parlamenti. Vendimin të Nikollës Basha zgjodhi fillimisht ta injoronte, për më pas e kuptoi se i vetëm nuk mund të bllokonte parlamentin. Shfrytëzoi një pauzë të seancës për t’u larguar, por la një tjetër shenjë në rekordet e tij mediatike: “Nuk i tha fjala një gojë”./e.t

Të fundit

Serbëve i pengon flamuri shqiptar, dështon takimi në Preshevë

Një takim në mes kryetarit të Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq e ushtruesin e detyrës së drejtorit të shërbimit të...

PSG do të shtangë botën: 250 mln euro për yllin e Premier League

PSG po përgatitet të bëjë disa goditje të mëdha në merkato. Objektiv i madh i parizienëve është Cole Palmer, lojtari më i mirë i...

Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Rusinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtojë sulmet e thella në territorin rus. Trump madje duke e pyetur presidentin...

Ernest Simoni në konferencën e ekzorcizmit në New Jersey, mban lutjet në shqip

Kardinali Ernest Simoni ka mbajtur lutjen në shqip në konferencën “Mbrojtja e Fëmijëve të Perëndisë” e organizuar nga John Leaps Evangelization në Neëark të...

Erion Braçe: Deputetët e rinj të PS nuk janë gati për politikë

Deputeti i PS, Erion Braçe për Report TV komenton edhe Akademinë politike të PS. Braçe thotë se ende deputetët e rinj, nuk janë gatti...

Lajme të tjera

Web TV