Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve se opozita po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Këto përgatitje rezultojnë me hartimin e draftit për reformën zgjedhore, me të cilën janë duke u marrë grupet e ekspertëve.
Pas përfundimit të hartimit të këtij drafti, Basha, u shpreh se do të ketë një prezantim publik. Mes të tjerash kryeopozitari kërkoi që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri, për të monitoruar zhvillimet politike në janar dhe për të vendosur më pas edhe agjendën.
“Do të bëhet prezantim publik dhe njëherë do t’i bëhen të ditura të gjitha strukturave të PD dhe qytetarëve. Pas prezantimit, këto propozime do t’i nënshtrohen një konsultimi të gjerë për të marrë mendimin e anëtarësisë dhe qytetareve edhe përsa i përket aspekteve të tjera të reformës siç është sistemi zgjedhor.
Ne duhet të dëgjojmë zërin e qytetarëve, duhet të bëjmë konsultim të gjerë me ta dhe më të gjitha grupet shoqërore në çdo cep të vendit.
Për të vendosur reagimin nëse kjo qeveri nuk do të pranojë draftin tonë për reformën zgjedhore, do të vazhdojë të vjedh dhe të abuzojë bashkë me krimin në Shqipëri”,- tha Basha./Fjala.al/