“Ajo ishte burrneshë”, Eni Çobani tregon se kujt i ka ngjarë për nga “forca e gruas”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatja e njohur tregon se kujt i ka ngjarë në familjen e saj ndërsa ka rrëfyer edhe detaje nga jeta familjare.

Eni Çobani në një intervistë tha se i ka ngjarë gjyshes nga mami.

“Gjyshes nga mami i kam marrë fortësinë. Ajo ka qenë tamam burrneshë, domethënë nga ato gratë e forta, lumjane. Ajo ka qenë nga Bicaj me mbiemrin Hoxha dhe u martua në Kolesian. Në familjen Spahiu, një familje me një traditë të jashtëzakonshme dhe një grua që unë nuk e kam parë të nxjerrë lot asnjëherë edhe pse ishte një nënë e lënduar.

Djali i ishte vrarë që 19 vjeç, një zheni, por iku shumë i ri në një nga aksionet siç i çonin atëherë. I bie rrufeja në hidrocentralin e Fjerzës dhe ikën nga jeta së bashku me një shokun e tij. Pra një nënë e lënduar. Plus pastaj në vitet e mëvonshme daja im doktor burgoset për vite me radhë. Pra kishim edhe këtë njollën e persekutmit. Por atë grua nuk e kam parë asnjëherë të thotë sikur edhe një “of”, pra gjithmonë ka qenë një gjyshe e përkushtuar, e jashtëzakonshme, e dashuruar pas djemve të saj”, ka treguar Çobani./E.Ç

Të fundit

Nga rreziku në mundësi: roli i sigurimit në hoteleri

Nga Avni Ponari CEO i SIGAL INSURANCE GROUP Sezoni turistik po afron. Shifrat e viteve të fundit rrisinpritshmërinë për një verë...

Kërkesa e Lapaj/ Hapet një kuti votimi në Vlorë, të gjitha fletët rezultojnë me vulë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” së Adriatik Lapajt. U...

Operacion i CIA-s, amerikanët rrëmbejnë sekretet e rusëve nga stacioni në Arktik

2 qershor 1962 Operacion i CIA-s, amerikanët rrëmbejnë sekretet e rusëve nga stacioni në Arktik Ishte 2 qershor i vitit 1962. Pikrisht në një datë të...

Arrestimi i “kapove” shqiptarë të drogës në Finlandë!/ Si funksiononte grupi kriminal

SPAK, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ka goditur një rrjet të madh kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge dhe që drejtohej nga shqiptarë. Në...

Surprizat e muajit qershor në TKOBAP

15 aktivitete, premiera, masterclass-e dhe rivënie shumë të dashura për publikun do të sjellë gjatë qershorit, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit. Koncerti dedikuar fëmijëve,...

Lajme të tjera

Web TV