Veliaj: Kemi një projekt me rëndësi për 3 linja autobusësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Bus Rapid Transit”, është një tjetër projekt me rëndësi për Tiranën. Në një intervistë për Klan News, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se ai do mundësojë linja më të shpejta të autobusëve.

“Akset e autobusëve shkojnë në qendër të aksit të rrugës dhe jo në periferi. Kjo do të thotë që shmangin të gjithë çarjet e rrugës për t’u kthyer nëpër lagje, pra ka një korsi të dedikuar. Është diçka që është aplikuar në shumë vende të botës dhe diçka për të cilën për herë të parë Bashkia e Tiranës ka marrë grantin më të madh dhe kredinë më të madhe në historinë e vet.

Është një miks 30 mln grante e 50 mln kredi nga BE dhe qeveria gjermane. Jemi bashkia e vetme në Ballkan që i është dhënë kaq shumë besim, sigurisht duke provuar që financat tona janë të shëndosha dhe në afatgjatë mund t’i paguajmë këto kredi. Besoj që për këto 3 linja që kanë shumicën e trafikut, siç është Kinostudio-Kombinat, siç është Unaza dhe gjithë linja e Tiranës së Re ku është mbi 70% e volumit të trafikut. Praktikisht do përgjysmohet koha dhe do dyfishohet shpejtësia për të bërë këto linja.”

 

Duke folur për shkollat, kryebashkiaku tha se mësimi me dy turne ka marrë fund, duke sqaruar se e vetmja shkollë që i kanë mbetur disa klasa me dy turne, do të zgjidhet shumë shpejt me ndërtimin e dy shkollave të reja.

Po a ekziston mundësia për transport publik falas dhe një nënkalim te Sheshi Skënderbej?

Erion Veliaj: E sigurt që nuk do të çahet sheshi Skënderbej, ndryshe nuk do kishim panairin dhe Ditën e Verës. E kemi provuar në çdo sondazh, 90% e njerëzve e duan sheshin, duan të kenë një ambjent festiv, një vend ku të mblidhen për të parë ndeshjet e futbollit dhe jo një tunel me makinat që nxjerrin tymin lart. Është ide trashanike dhe u pagua shtrenjt nga kundërshtarët tanë. Ndërsa transporti falas është një ide që nuk ka funksionuar./O.S

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV