A është shenjë diabeti nëse ju flihet gjumë direkt pas ngrënies?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë kemi rënë një herë në jetë në atë që ndryshe njihet si “koma e ushqimit”! Pra, një darkë e madhe familjare, një mëngjes i bollshëm, një dalje me miqtë dhe pasi jeni ngopur në ushqime të shijshme, me siguri që jeni kapluar pa fuqi diku në një karrige apo divan për të rimarrë veten dhe fuqitë. Por, këtë herë nuk e kemi fjalën për këtë lloj ndjesie, por për atë përgjumjen tipike pas ngrënies së ushqimit. A mund të jetë kjo një shenjë e diabetit?

Ja ç’thonë ekspertët!

Dy llojet kryesore të diabetit

Diabeti është një gjendje në të cilën trupi juaj ka probleme me përdorimin e glukozës për energji. Kur gjithçka është në parametra normalë, një hormon i quajtur insulinë transferon glukozën në qelizat tuaja për t’u përdorur për energji. Por, njerëzit me diabet ose nuk prodhojnë mjaftueshëm insulinë ose trupi i tyre nuk e përdor atë në mënyrë efikase. Kjo mund të çojë në nivele të larta të rrezikshme të sheqerit në gjak. Nëse diabeti nuk menaxhohet siç duhet, ai mund kthehet në një sëmundje kërcënuese për jetën.

A është shenjë diabeti nëse ju flihet gjumë direkt pas ngrënies?

Mjekët thonë se po, kjo është e mundur! Diabeti i tipit 2 mund t’ju bëjë të ndiheni të plogësht pas një vakti sepse ndërhyn në aftësinë e trupit për të përdorur glukozën për energji. “Karburanti kryesor i trurit është glukoza”, shpjegon mjeku endokrinolog, Terri DeNeui. “Nëse glukoza nuk futet mirë në qeliza, kjo do ju bëjë të ndiheni vërtet të lodhur.”

Diabeti i tipit 2 shoqërohet gjithashtu me një rrezik më të lartë të apneas së gjumit, e cila mund të sjellë çrregullime në cilësinë e fjetjes suaj. Gjithashtu, disa simptoma të diabetit si urinimi i shpeshtë ose dhimbja e kokës mund ta bëjnë të vështirë gjumin e plotë të natës./E.Ç

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV